“GJAKOVA E NJË FËMIJËRIE” të poetit Ali Tahiri / Recension nga Kadrush Radogoshi

“GJAKOVA E NJË FËMIJËRIE” të poetit Ali Tahiri

 

Recension nga Kadrush Radogoshi

Ky është libri i katërt poetik i Ali Tahirit dhe qëndron në të njëjtën vazhdë tematike me librat e tij të mëparshëm, por që në aspektin e trajtimit poetik shënon një ngritje cilësore. Po të donim të bënim një sintezë metaforike në këtë kontekst, mund të thoshim se vuajtjet e popullit të tij dhe vuajtjet e tij personale subjekti lirik i këtij libri i ka ngarkuar në shpinë dhe ngjitet përpjetës ekzistenciale si Sizifi i mitikes antike me gurin e tij të rëndë.
Subjekti lirik prej pikëvështrimit të mërgimtarit e ringjall nga kujtimet e veta qytetin e lindjes dhe fëmijërisë së tij Gjakovën me të gjitha portretet njerëzore karakteristike të saj, që kanë hyrë natyrshëm në skenën e fëmijërisë së tij në të cilën është zhvilluar një jetë e varfër materialisht, por e pasur moralisht dhe shpirtërisht. Nuk thuhet kot se koha e fëmijërisë lë gjurmë të pashlyeshme në personalitetin e njeriut dhe gjurmët e saj në psikologjinë e njeriut, të shumtën e rasteve, mund të jenë motive të fshehura brenda shpirtit, të cilat ndikojnë në veprimet apo përjetimet e mëvonshme.
Zëri i subjektit lirik në poezitë e këtij libri herë është zë personal për kujtimet e lumtura të fëmijërisë e herë është një shumës i singularizuar, kur heroi lirik qorton vetveten për vese të shumta. Pra ai ngarkon mbi shpinën e tij të gjitha mëkatet e sotme të shoqërisë, së cilës i takon edhe pse vet është më i pafajshmi. Një formë e këtillë e kritikës tregon brengosjen e tij për rrënimin e një rendi vlerash në shoqërinë kosovare dhe për anarkinë e krijuar për shkak të mos krijimit të një rendi të ri dhe funksional të vlerave.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s