Gjithkund dhe askund (shënime nga amygdala) / Poezi nga Xhevat Xh. Latifi

Poezi nga Xhevat Xh. Latifi
 
 
Gjithkund dhe askund
(shënime nga amygdala)
 
Është kohë e përthyer qe bie si shi i verdhë
dhe mund te jetë shi Sahare qe thanë
nga gjethet ne degë
e prek ne rrënjë
kur me pas nise klithja për jetën!
Pse,veç kur biem për toke
e kuptojnë se jemi njerëz, kërkojmë paqen!?
Më parë mësohemi me bë luftë deri në frymën e fundit
e nuk mësohemi me bë dashuri..
me u shtri në shpinë me ja dhanë sytë qiellit
ti thua vetëm zogjtë nuk njohin kufijtë e venë me tela e mure
thua këndej ka roje urash me thika
e andej shitës mjegulle, flamujsh dekorata në treg jevgjish
Mbaj mend, të mirat janë pak!
janë pak dhe bëjnë dritë si yjet në sfondin e pafund të zezë
kur humb rrugën në utopi urbane
rrjete kanalizimesh ngritën përpjetë
dielli ndalet në mure lëmyshku
e rrëshqet në mushkri
bëhemi me ikë me shtëpi mbi shpinë ( mesele kërmilli)
një cope toke në mal me i dhanë kod sekret
ca lule me pika uji
me vesë të bardhë
e bëjnë atë mozaikun gjithkund dhe askund!
Tash ngrehu duke mbajt gjunjët si këmbët e urës që laget n’shekuj
mbyll raportin mjekësor të kaosit social
(mos qaj kokën) ke bërë gjithçka për të gjithë
e askush, asgjë për ty!
zjarri le të përcëllon ngritjen, ecjen tënde
me shënu’e kohën
bëjmë aq sa dimë aq sa mundemi
Në një kohë qençe
njeriu harron dashurinë
si një palë këpucë të vjetra në stacionin e radhës…
***
Në pergamenë qyteti i bardhë
Ajo,
mbyllë në arkë medaljonin
e gjetur n’rërën e piratëve
( tatua në gjoks) mozaikut i mungojnë gurët me kryq
gjithkund dhe askund
(nuk) dëgjohet tingulli i zemrës…
 
***
Gjithkund dhe askund është fryma e jote
kërkoj bonjat për të vendos në mur
portretin ( e papërfunduar )
poezinë për ty…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s