HEKURAT… / Poezi nga Faruk Myrtaj

Poezi nga Faruk Myrtaj

 

HEKURAT…

Ngjizur e rritur në ajër pa-liri,
hekurash mbërthyer, filiz, në djep
s’na shpëtoi dot limfa, as dielli mbi sy, 
reumatizma e prangave na përkuli, si pleq…

Himnesh false, lavdi shpirtrash në kryq
Çajnë eshtrat, thellë, ua fshehim syve…
Hekurat në trup, tru, në ah-et e shpirtit,
në fjalët e pa thënë, fshehur perëndive.

Kot na thërrisni, s’i gjendemi dot kujt
S’guxuam dot t’i gjendemi…as Vetes
As njeriut s’i kënduam, dashurisë kurrë
Ura e harqe ngjitëm, kështjella pushtetesh…

Mërguam nga beteja, nga fjala e jeta,
S’nderohemi dot si pleq të thinjur
S’ishim dot të rinj, as burra s’u bëmë
zëre s’kemi qenë, ende-robër, lindur…

Një ditë hekurat rrëzohen nga ndryshku
Do bjerë dhe trungu, tharë si eshkë
S’do bëhet lajm, pa lot limfe trungu
Zogjtë s’kthehen, ku syth s’ka, as gjeth…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s