Kur morali krijohet nga nevoja e luftёs sonё (Vështrime kritike mbi romanin “Udhёtimi i fundit “ i shkrimtarit Kostandin Vogli) / Nga: Vladmir Muça, Shkrimtar, kritik

Kur morali krijohet nga nevoja e luftёs sonё

(Vështrime kritike mbi romanin “Udhёtimi i fundit “ i shkrimtarit Kostandin Vogli)

“Historia e letërsisё s’duhet  të jetë historia e autorёve dhe e tё  

 papriturave tё karierave tё tyre, as e karierave tё veprave tё tyre,

por historia e shpirtit si prodhues dhe konsumues i letёrsisё.

Paoul Valery

 

Cilido lexues qё do tё marrё librin “Udhёtimi i fundit” tё shkrimtarit sarandiot Kostandin Vogli , nё rekurs me pёrmbajtёsinё metaforike tё “britmёs” tё Eduard Munch nё ballinё, nё pavionet e kёtij romani do tё pёrballen me arena gladiatorёsh shpirtёrorё.

Edhe duke e lexuar fillimisht telegrafisht me kureshtje, futesh nё njё botё reflektive tё njё dramaciteti romanesk. Syri zhbirues i autorit, ka depёrtuar  si njё dritёsirё, nёn aereolёn e karaktereve tё personazheve, pёrmes njё bёrballjeje shoqёrore, duke transmetuar te lexuesi emocione tё shumta, pёrmes njё pёrroi psiqik nё filozofinё e njё jete nё zgrip.

Ky degresion alla froidian i personazheve, i cili nё nёnshtresa mendimore, sjell psiko- terapeutikёn shoqёrore si tё kundёrta tё saj, vjen mes dhimbjeve tё thella, pёrmes diskursit tё ndasive shoqёrore. Nё kёto kontekse, mendoj unё, autori pёrmes konceptit  estetik mozaikist tё formatit romanesk, artistikisht shpreh si tё veçantё njё inovacion  narrativ modern me bazё fantazinё e fik- chonin, pёrmes  njё pёrbashkuesi si njё shumi koloresh  nё brushёn e universit  shpirtёror tё personazheve tё zakonshёm, tё shumё e shumё jetёve shoqёrore ku: “ Qenke shpirt i babait tim”.

Pavarёsisht diversitetit tё tyre, karakteret e personazheve  azhornohen shpirtёrisht  nё pika takimi reflektimi te njeri tjetri, nё substanca tё ndryshme kohore e sociale, si domosdoshmёri e filozofisё sё jetёs.

Gjithçka vjen bindshёm nё kontekstin e dramave tё njё jete reale, me impresionet si njё pёrbashkёsi, ndaj edhe kur e lexon romanin, fillimisht si njё njohje tё fabulёs sё re, ve re se nё fik-chon, romani tё ushqen me njё adrenalinё tё njё dramaciteti lindur nё shtratin e njё kozmogonie shpirtёrore tё atyre shpirtrave qё tё joshin me pavdekёsinё e tyre.

Udhёtimi romanesk, si nё njё ferr dantesk ku shpirtrat rrёfehen pёrmes antagonizmit tё kontradiktave shoqёrore, nё pёrballje me njё “Ruxhero” tё ri alla shqiptar,  Qiramudinin dhe edukatore Shpresёn, si kontraverse shoqёrore.

Kolazhi psiko- analitik, si gjenerues i  rrёfimtarisё romaneske, si njё dukuri e romanit modern “Neveria” tё Sartrit, vjen pёrmes fantazisё dhe realitetit pёrditor, ku jeta e sotme  maturohet si njё fantazёm e sё kaluarёs  dhe tё ardhmes.

Zhvillimi nё maksima letrare i intrigёs, ndeshjet  e tё kundёrtave nё ciklone ndjenjёsore, papajtueshmёria, janё domethёnia e gjithё dramacitetit romanesk. Rrёfimi nё  vetorё tё ndryshёm  duke “vjedhur” e bartur te personazhet elementё  realё ekzistencialё e natyralistё, tё mbartur te magjia e artit shkrimor, fantazia e autorit ka bёrё qё romani tё dallohet pёr njё subjekt  qendёrsues  me protonizёm e bёrthamё shoqёrore, qenёsinё dёshiruese tё njё familjeje tё re, emotive, tё barazpeshuar nё mardhёniet.

Mbase autori do ishte ndalur paksa me mё me kёmbё nё tokё. Nё diversitetin e dramave shoqёrore, mendoj se ballafaqimi i versioneve tё kundёrta do tё sillte mё nё pah kontraversin shoqёror, i cili nё shumё raste ka qenё edhe nё pozivitet.

Tё kundёrtat sipas dialektikёs, gjithmonё janё gjeneruese dhe intrigojnё fabulёn, rrёfimin, nxjerrin nё pah dramacitetin shoqёror nё dy pamje. Nё kёtё aspekt shoqёror, intrigohet dhe kompleksi vetёmohues qё ёshtё paradigma e gjithё romanit.

Arti i vёrtetё lind te vetёmohimi, lind te diçka qё nё njё apo tjetёr formё ёshtё  vetёmohuar. Kjo sentencё pёrftuar nga romani modern “Neveria” i Zhan Pol Sartrit ёshtё domethёnia e asaj çka rrёfen romani “Udhёtimi i fundit”.

Njё ekzistencializёm, i cili erdhi nё shekullin e njёzetё si njё produkt i letrarizimit tё teorive froidiane. Edhe sot, nё shekullin e njёzet e njё, nё qytetin jonian  tё Sarandёs, si nё planin strukturor dhe nga voluntarizimi i mesazheve qё pёrcjell romani i Kostandin Voglit, mё ngjan me llojet e romaneve realisto-ekzistencialё, gatuar nё magjen e fantazisё, mpleksur me pёrjetime, lёvruar pas viteve’90 nga Ismail Kadareja  me “E penguara”, Fatos Kongoli me “ Shtёpia nё shkrepse”, Bashkim Çuçi me “ Jetё e mot tё pёrqafuar”, Flutura Açka me romanin “ Ku je”, Skёnder Drini me romanet “Korbi” dhe “Eklipsi i hёnёs” , Sulejman Mato me “Njerёzit si retё”, Bashkim Hoxha “Gruaja e shiut”, Miradije Maliqi me “Rebelimi i ndjenjave”, Zija Çela me “Ora e Zoparkut”.

Nё tё njejtat linja  estetiko-stilistike rrugёton dhe romani “Udhёtimi i fundit”  me strukturёn e njё romani mozaik nё prozadorinё rrёfimtare, me disa linja zhvёllimore, ku intriga si njё bing-bang, zhvillohet nё mёnyrё permanente nga kapitulli nё kapitull, duke gjeneruar dramacitet social.

Kёtё dramacitet tё cilin autori  e ka seleksionuar nё triorin e tij mendimor, me gjykimin e tij stilistik e ka rrugёtuar nё tre linja bazё:

1.- Linja e parё: Vizioni i dashurisё pёr jetёn i Blertit, Anestit, Isanёs, Lulzim Trenit, Ivanёs, me parabola e konceptet haluçinante nё kёrkim tё ekzistencёs shoqёrore.

2.- Linja e dytё: Handikapi viktimizues i njё shoqёrie pa principet e njё bёrthame tё vёrtetё familjare, qё tё ndjek si gjarpёri.

3.- Linja e tretё: Triniteti bir (bijё)  – mashkull (femёr) – burrё (grua)  me mohimet viktimizuese tё reciprocitetit dashuror, si produkt i tyre arrivist.

Kёto linja zhvillohen nё pёrqasje me lloin e romanit ekzistencial me dy lloj ekzistencializmash.

a.- Ekzistencializёm mbisundues, zhvёllimor i njё shoqёrie tё mbyllur nё shtёpitё e fёmijve tё prindёrimit tё “nёnёs parti”.

b.- Ekzistencializёm konjuktural, arrivist, shpёrfillёs i njё braktisje totale tё shtetit.

Nё kontekstin e ligjeve dialektike tё mohimit, intriga nё kёto linja zhvillohet gjer nё papajtueshmёri, e tё kundёrshtive refraktare. Nё produktin letrar tё Kostandin Voglit, ky zhvillim intrigues mbёshtetet nё dy elementё, tё cilёt  nё konceptet e mia janё simulant letrarё qё reformojnё prozёn  bashkёkohore shqiptare drejt modernitetit tё saj.

Pёrdorimi me efikacitet dhe funksion tё lartё tё gjuhёs poetike, sentencave, fjalё urtave popullore, fantazitё e kozmogonisё, e cila qёndron pezull mes qiellit tё pafund ku prehen shpirtёrat dhe tokёs ku prehen trupat.

Kёta stimulantё artistikё, vinё nё romanin “Udhёtimi i fundit”  me qёllimёsinё e njё letёrlakmuesi  qё ndan “shapin   nga sheqeri”  nё dramat shoqёrore.

Formёzimit tё karaktereve tё personazheve, autori i ka qёndruar  besnik estetikёs tё estetit Maksim Gorki, i cili definon se :” …tё marrёsh njё personazh nga jeta ke bёrё njё fotografi; por tё marrёsh pjesё tё karaktereve, cilёsive tё pesёdhjetё kёpucarёve e t’i bashkosh nё njё personazh, ke bёrё art.

Blerti qёndron nё menunё e rrёfimtarisё si personazh kryesor (njё shumi Blertёsh) i cili si linja tranzite tё rrёfimit promovon linjat e dyta dhe tё treta me personazhe tё tjerё si garniturё, tё cilёt herё pёrbashkohen e herё rrugёtojnё nё hapёsira kozmike ku qetohen shpirtrat, por dhe digjen nё purgatorin e mallit.

Personazhet e romanit, kryesorё,  dhe garniturё vijnё bindshёm dhe nga fakti se ato rrugёtojnё gjatё rrёfimit nё kondicion me paralelizmin figurativ tё substancave kohore dhe tё ambjenteve ku zhvillohen  ngjarjet e fenomenet; vinё si njё dukuri andriçiane e  pёrqasjes sё njeriut  dhe natyrёs. Ambjenti, natyra, substanca kohore vjen si matricё e botёs shpirtёrore tё personazheve, tё formimit e ç’degradimit  tё  karaktereve ku  Blerti  definon:

Nё dhomёn ku jetoja, ndjeja brenda vetes moçalin e dёshpёrimit  qё po triumfonte  me shpejtёsi.”,  ku ” Shumё prej nesh detyroheshin tё braktisnin shkollat dhe tё gjenin alternativa dhe rrugё tё pandershme pёr mbijetesё.”

Ky degradim nё absurdin shoqёror  arrin nё ato nivele sa qё narracioni thjeshtazi ndёrlidh ngjarjet duke kaluar pёrmes fik-chion-it, fantazisё dhe haluçinacioneve, nga njё situatё nё njё tjetёr , nёn trysninё e agravimit tё ndjesive.

Sado qё ndjenja (shpirti) dhe pa materien trupore, hera herёs, bashkёjeton nё njё papajtueshmёri  nё planin moral dhe filozofik, duke funksionuar nё mёnyrё tё njehsuar.

Nё pёqasjet e mia, mendoj se Kostandini duhet tё kishte mё kujdes nё aranzhimin e dialogjeve tё autorit- Blertit- babait dhe personazheve tё tjerё, ku çdo gjё tё ishte mё e qartё, si e prerё me “sopatёn e dardharit”, se kam ndjesinё sikur ka ndёrfutje jo tё qarta, qё prishin linearitetin e rrёfimit dhe dialogimit. Dialogimi tё jetё mё i dukshёm nga rrёfimi i autorit. Kjo ka ardhё nga se autori ndёrfutet duke praktikuar letrarizimin Jung e Lakan tё psiko-analizёs froidiane tё shpirtit njerёzor, dukuri kjo e prozёs moderne.

Nё kёto kontekste tё interpretimeve filozofike, autori me inteligjencё i sjell lexuesit shtigje dhe hapёsira, duke na futur nё kopshtije tё brishta shpirtёrore. Realizimi i rritjes tё gradientit tё papajtueshmёrisё, vjen sa real dhe i pёrket tё gjithёve, po aq tё shpёrfytёruar nё aspektin social.

Kjo lakueshmёri tek lexuesi, krijon ndjesi tё thella, pёrballet me njё botё zhgёnjyese, ku racionalja dhe iracionalja e dёshiruar, vёrshojnё nё kaskadat, me njё energji potenciale shpirtёrore pёr zgjidhjen e ngёrçeve shoqёrore tё familjes shqiptare.

 

Kostandin Vogli

Nё kёto konceptime, sa realiste aq dhe ekzistenciale, ngulmime pёr njё jetё sa mё tё mirё, nё romanin  “Udhёtimi i fundit” nё vetё vete ёshtё njё utopi e madhe nё zgiqet e jetёs. Nё kёtё kontekst rrёfimor siç duket autori ka pasur parasysh paradigmёn e sentencёs tё Mjeshtrit tё Madh, dr. Moikom Zeqos se: “ letёrsia deri diku ёshtё njё utopi e madhe e cila synon njё pёrsosje tё njeriut, ndoshta pa e arritur kurrё.”

Autori me kёto pёrqasje inicion tё nxjerrё personazhin Blerti nga  kjo utopi pёrmes njё njehsimi tё bukur artistik sintetizuar me njё monolog: “ Vetёm unё, shpirti i tij, e dёgjoja mirё. Edhe ai (babai) e kёrkonte qё unё tё dilja sepse nuk duronte mё.”

Njё referentim artistik  i stilit kafkian, por me njё dallim thelbёsor, jo i mbyllur  nё “Kёshtjellёn” e ёndrrave  si Franc Kafka, por duke kёrkuar letёsimin nёpёr ambjentet e shtёpisё sё fёmijёve, parqeve, hoteleve, nё gjurmёt e fёmijёrisё dhe tё adoleshencёs ku:” Unё kudo qё tё mё dёrgojnё engjёjt, apo ai xhebraili, nuk besoj tё vuaj mё shumё se sa kam vuajtur  nё atё trup qё tani dergjet nё atё vend tё qelbur e tё çregullt.

Sigurisht qё largimi nga morali, didaktika, pedagogjia e trashёguar zakonore e zёvendёsuar  me pedagogjinё dhe dialektikёn kallpe  makarenkiane, ku trysnia morale, fizike mbi edukimin psiko-analitik, do tё krijonte shtrembёrime tё pariparueshme nё diktatin e drejtor Vangjelit, Qiramudinit, edukatore Shpresёs ku: “ Akoma vazhdonte  modeli sovjetik i edukimit  dhe i trajtimit qё tё kujtonte repartet ushtarake”, ku  drejtor Vangjeli  kishte pёrfituar shumё nga kjo lloj pedagogjie e didaktike, tё cilat i aplikoi me shumё ashpёrsi ku: “Ah, fёmija i shkretё e i braktisur gjithmonё ёshtё rob i vetё vetes, sepse s’ka tё tjerё, njё fener i zbehtё, ku mendon se dikujt do t’i tёrheqё vёmendjen pёr t’i hedhur pak vaj.”

Me mjeshtri, pёrmes kёtij dramaciteti shoqёror, autori evidenton rolin e individit nё shoqёri si dhe raportet shtet- shtetar- shoqёri, njё triniti qё nё shoqёrinё e sistemit tё kaluar, por edhe nё atё tё sotёm, gjoja demokraci, ёshtё njё nyje gordiane nё lakun e fytit tё shoqёrisё.

E aranzhuar me tё, trinomi baba- nёnё – fёmijё, vjen si njё nyje lidhёse e vazhdimёsisё sё jetёs,  shprehur bukur me papajtueshmёrinё e dramёs sociale tё Blertit me nёnёn e braktisur. Autori nё kёto kontekste, pёrmes  njё analogjie, sjellё reminishencat e tё kaluarёs, tё cilat shfaqen si fantazma dhe nё kёtё kohё tё njelmёt nё forma tё ndryshme e tё çuditshme, agravuese.

Por ajo qё ёshtё mё e rёndёsishmja  nё nёntekste, ёshtё psiko- analitika qё sjell autori pёrmes Miranda Stolit. Ndonёse krijon familjen e saj: “Por me rritjen e fёmijve, ajo po imagjinonte njё dramё tё tmerrshme. Njё vetёndёshkim tё vetes sё saj si nёnё.”

Ky  gjenerim mesazhesh,  vlerash njerёzore, vlerash shoqёrore, me njё narracion dramatik, vjen dhe nga pёrdorimi me efikacitet i sentencave filozofike mbi jetёn dhe ёndrrat, si pjesё fantaziste e rrёfimit. Njё gjetje artistike qё ia shton vlerat jo  vetёm karaktereve qё maturohen nё roman, do e quaja tё njё kozmogonie humanoide, nё tё cilёn: “ Afёsia njerёzore ёshtё tek ai individ qё e quajmё njeri  tё arsyeshёm dhe tё vendosur.”

Kjo kozmogoni e ёndrrёs pёr nёnёn e cila vjen si ёngjёll  nga qielli, ku jetojnё shpirtrat, paksa e lumturon Blertin njerёzor, ia mbush shpirtin me poezi e shoqe Flora e nxit me dashuri: “ Ti shko Blerti, shko dhe vertёto ёndrrёn. Shpreso qё tё mos dalёsh i dёshtuar.”

Ndaj dhe autori perifrazon bukur nё monologun e shpirtit tё vet tё kthjellёt nё subkoshiencё, ardhur nga kozmosi shpirtёror, ku gjuha e shpirtit nuk mban asnjё keqardhje, qejfmbetje, i analizon gjёrat nё substanca tё reja kohore, me njё gjuhё tё arsyeshme dhe tё zgjuar.

Ky vetё korigjim shpirtёror i birit pёr nёnёn, reflektohet sipas autorit me tё drejtё si njё detyrim shpirtёror  i njё dualiteti njerёzor  gjer atёhere kur:” Mё ёshtё shkёputur gjёja mё e rёndёsishme pёr mua. Dashuria e saj.

Kjo hallkё e rёndёsishme mbi tё cilёn mbahet familja, shoqёria  njerёzore.

Tek lexon kёto pёrqasje me thekse pedagogjiko- didaktike tё njё jete tё tekstiluarizuar si njё psiko- terapi  pёr shoqёrinё, nё titrat e gjykimit mё shfaqet koncepti i Dostojevskit: “ Nuk ka asgjё mё fantastike se realiteti.”

E gjitha njё realizёm ekzistencial, pёrfekt, shkruar pёr realitetet e pёrjetuara  e njё jete tё pa kohё- do tё thoja, nё vazhdimёsinё e kёtij tranzicioni tё egёr social. Nё kёtё realizёm ekzistencial, pёrmes njё pёrballje shpirtёrore ( se vetёm shpirti ka mbetur dhe te tё gjallёt) zgjidhjen e kёtij ngёrçi autori e sendёrton artistikisht pёrmes pёrballjes me realitetin, luftёn pa kompromis me mentalitetin arkaik, por nё kёtё aspekt, notat e pesimizmit  vinё pak si shumё me ngarkesa tё negativitetit shoqёror.

Nё jetё vihet pёr tё jetuar dhe kjo luftё pёr jetesё ёshtё shembulli  mё sinjifikativ i jetёs njerёzore qё nё lindjen e saj. Misioni i artit tё tё shkruarit ёshtё qё edhe nё zgripin mё tё agravuar shoqёror tё ndezё njё qiri nё kёtё mugёtirё, nё mademet e jetёs tё gjejё ato shtresa xinxife, ato shtigje, ku ndrit njё dritё shprese, qoftё dhe nё trashёgimni brezash.  Kёtu e ka burimin dhe realizmi ekzistencial i cili vjen i mprehtё nё teh  thike, nё detaje tё qёmtuara  me kujdes, me idetё qё shtratifikohen nё pёrvoja jetёsore, me larminё e figurave, tё cilёt shёnojnё njё prozё origjinale, plot freski e natyrshmёri.

Pasi e mbaron sё lexuari romanin “Udhёtimi i fundit”, mё pas futesh nё meditime, i rikthehesh  kulminacioneve rrёfimtare. Çdo gjё e shkruar tё vjen natyrshёm, si dukuri e njё jete me absurdin e saj, sepse ky nuk ёshtё vetёm njё roman, por njё analizё sociale e familjes shqiptare pёr tё gjithё ata jetimё qё guxojnё tё pёrballen me kёto drama, tё ecin nё kontravers me shtigjet e rrugёnajat qё pёrcakton me shembujt, ky roman, pёr tё gjithё ata qё e pranojnё realitetin siç ёshtё, pёrballё.

Tё luftojnё me tё siç ёshtё trajtuar pёr njё moral tё ri shoqёror, sepse siç e thotё dhe Bertolt Breht: “Morali ynё krijohet nga nevojat e luftёs sonё.

Durrёs qershor- korrik 2019

 

Vladmir Muça, Shkrimtar, kritik

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s