Poezi nga Safet Hyseni
Mall e zjarr
Nata mezi lëvizë këmbët
Erërat me hidhërim përzënë mjegullat
Shtatë lumenjtë iu flasin brigjeve
Nguten të puthen në Jon
Malet nga malli ulin kësulat
Bardhësia mbulon rënkimin e djepave
Harresa ia bënë ditës me sy
Dasmorët do luajnë vallen çame
Aty ku jetohet veç me dashuri
Me duar largoj erërat si flokët nga sytë
Në dritë të natës hap derën e zemrës
Në trupin e Çamërisë pushojë ëndrrën
Ajo ende gjallëron mbi lumin e kuq
Me mall e zjarr ma ngroh shpirtin
Në kraharor ia vë kokën
Aromë gjallërie marr nga trupi i brishtë
Me gishta ia heq flokët nga balli
Sy dallëndysheje më përpinë
Çamja e bukur ma hap shpirtin
Buzëëmbla më flet për dashurinë
Për zjarrmallin dhe Shqipërinë..!
@s.hyseni