Poezi nga Flora Meçaj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Një tjetër diell”

Poezi nga Flora Meçaj
 
 
Gurë-gurë
 
Gurë-gurë ndërtuam një urë
Salduam copat e ndryshkura ngrënë kohësh
mbi harkun shpinë thyer
Unë e kam më të kripur etjen
rrëzohem,
ngrihem me mijëra herë
rrokullis shkëmbinj zemërimi
ndërtoj edhe mbi rrënoja
kërrus të shkuarën
dhe kthehemi në gravitetin tonë.
Tani i kam të ndara
errësirë nuk ekziston,
as shkëlqim,
mua trysnia mbi asgjënë s’më shijon
Mërmëritjen s’e kam kuptuar,
as pëshpëritjen fjalë.
E di sa të dhashë?!
Ty zbrazëti s’të mbusha dot
S’është e lehtë të mbushësh honet
Të kundërt u vendosëm në një bosht
Dy botë (nuk) bëhen një botë
Jeta është si burimi,
nuk e ndal dot sot,
se është ai, durimi madhështor
që ngrihet mbi mbi kufijtë tanë.
Të dy frymojmë në një hapësirë
Të iki e shkuara pa hapin tonë
Sa kohë u desh t’i deshifrojmë thellësitë
Të bukurën dhe të madhërishmen
Majat e thepisura,
atje ku qëndronim.
Menduam të lidhemi pazgjidhshmërisht
Si dy male lidhur përfund një skaji bashkë
Ç’na duhen hollësitë pa kuptim
Nesër do t’i zbras yjet
Koha jonë e diellt do të shndritë.
 
 
 
Prapa hekurave
 
Kërciti shuli përtej hekurave
E burgosura ime rri zgjuar
Kur e drejta të ulë kryet
me shpatulla kthyer
Do të ngrihem edhe mbi rrënojat
e një bote të ligjshme.
 
 
 
Bëhemi hije
 
Do të të bëhem hije
Me sy, zë e trup
Natën do ta copëtoj
Mëngjesit udhën do ta humb
Do të të bëhem hije
Një lumë pa urë mbi sup
Do ngelesh përtj bregut fillikat
Me mallin e humbur në trup
Po ti… afrohu
Qoftë dhe stuhi në këtë ditë vere
Pastaj, (ç) bëhu dhe ti si hije!
 
Muzë e këputur
 
Mos më humb muza ime
Mos më ik kuturu
Një hap menduar këtu,
një gjurmë kokëkrisur atje,
një fjongo lëshoj mbi yjet
atje ku flenë mbi re.
Pafajësisht mbi mallin
ndjekur këmba-këmbës
edhe kur s’ka muzë.
Në ujërat e kthjellta fshehur nën tokë
radhit fushat, kodrat, malet
Me miliona herë kam thënë:
Yje, qiell, det e pulëbardha
dhe drurët dhe zjarret,
fjalët e lumit
fajet dhe mëkatet quhen muzë.
Sot…,
s’më flasin si dikur
humbjen time e kam në muzën e arratisur.
Zhgënjimi s’më tremb.
E nis nga fillimi udhën e së pamundurës
Atë…, betejën e egër.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Një tjetër diell”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s