Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

E kam zili atë vello që të mbështjell

E kam zili atë vello që të mbështjell,
por nuk lutem që të griset!
Atje ku rrezja s’prek as syri s’sheh, 
një dimension të ri fitojnë të gjitha shqisat.

E më përtej vjen bukuri e virgjër,
ku rrritet lulja “Mos më prek”,
me kujtimin e saj po shtyj ditët,
në këtë pranverë që zgjat….

Pa atë vello ti do të ishte vyshkur,
nën vapën e thatë të diellit në gusht,
nën sy lakmitarë që ndjejnë etje,
në ëndrra që mblidhen me grusht.

Kapërcej drejt teje mbi ëndrra të vdekura,
që në livadhe po lulëzojnë sërish,
në pejsazhe ringjalljesh ku fryn pjalm ndjenjash,
jetës i them: Kur do të vish!…

 

Jetoje çastin!

Jetoje çastin si të ishte i fundit,
mbi ura meridiano – paralelesh,
dhe para se të humbësh,
duhet ta mbash mend një prapakthehu!
Të dish të mbërrish para pasqyrës,
të dish si të mos tundohesh,
dhe kur të shihesh esëll nën një qiell dyshimesh,
të dish, pak vetbesim t’ia shtosh vetvetes.
Të ndryshosh si koha për t’u kthyer,
të rrëfehesh si ai tjetri brenda katër stinëve!
T’i bësh gjimnastikë trupit dhe mendjes,
e çdo ditë diçka të re t’ia tregosh pasqyrës!

 

Fryj moj erë

Fryj moj erë
e marrosur pas vetes,
si nuk gjete prehje mbi dhé,
në shtatë ditë të javës
zbardh e erret,
shkon e vjen,
diçka merr e diçka fsheh.

Fryj moj erë,
he të marrtë e mira,
pas të mirës endesh
si e marrë,
nëpër vende
ku s’hyn dot errësira,
çove diellin,
dhe dëshirën për pak zjarr.

Fryj moj erë,
pafajësisht e keqkuptuar,
frymë e lirë
që shkon në Perëndim,
lëri ëndrrat
që na i more nëpër duar,
nëpër dhimbje kalimtare
që s’vlejnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s