Poezi nga Rifat Ismaili

Poezi nga Rifat Ismaili

 

RECITUESJA QË ME ZË NGJALL VARGUN…

Qielli u gris si fletë prej zërit tënd
Veç një varg poezie drithëroi botën
Dielli u zgjua, nga sytë e tu u ngrit
Fushat morën flakë nga fjala jote.

Zëri yt i ëmbël theu heshtjen
Si dashuria mbush ditën me magji
Zemra të rreh porsi flutur
Vargjet të janë ulur mbi qerpikë, mbi sy…

Zëri yt prek zogjtë në shtegtim
I mëkon me shpresën e artë
I jep vargut poetik një qëllim
Si pulbardhë që fluturon lart…

Fjala ëmbëlson frutat tek piqen
Pemës i jep lule dhe pranvere
Hijet e errëta nga zëri yt përndiqen
Mjegullat e mërzisë i shpie në humnerë.

Harroje zhgënjimin,dhimbjen,mërzinë
Me poezi mbushe natën plot
Yjet të dalin me dëshirë të ndrijnë
Malli dhe lotët të na bëhen këngë!

 

U TREMBA NGA BUKURIA

Mě trembi kur e pashë
Më mposhti bukuri e saj
Në gjumë apo në ëndërr rashë
Se di të vërtetën e pafaj…

Magjepsja ndodhi në çast
Si drita e një shkrepëtime
Në mes të fushës rashë
Më mori flakë zemra ime!

Me flakët e trupit ndër duar
Vrapova drejt saj si i marrë
Në petale të trëndafiltë u shndërruan
Kur atë e ndesha përballë.

Asaj të gjitha ja dhurova
Flakën,trëndafilat,zemrën time
Nuk mbeti asgjë për mua
Veç lotë ndër gishta si thërrime.

Se përballoj dot këtë ndjenjë
Më komandon porsi ushtar
Tek qafë e saj si medalion
Veten me duart e mia do var…

Në gjumë a në ëndërr rashë
Në honin e syve të saj
Me thikë hënën përgjysëm ndaj
Me njërën qesh,tek tjetra qaj…

 

ME VETEN TIME GRINDEM PA SHKAK

Në dhomë, si në një arene lufte
Portrete, letra, karrigeve bien.
Luften e dashurisë e humba
Si një femijë i trembur.

Habitem, si u ndamë kështu ne
Dhe ëndrrat u thyen si një xham
Plot xhelozi kërcasin dyshemetë
Hapave të mi tek grinden pa shkak.

Nëpër rrugë do dalësh e vetmuar
Dyqanet kot do të frekuentosh
S’do ta gjej, ende nëse të dua
S’do ta kuptosh, kurrë, në më do…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s