Në manastirin e vetmisë / Nga: Eva Gjoni

Në manastirin e vetmisë

 

Nga: Eva Gjoni

Mos qëndro me mua, shpirti im është i lodhur nga dashuritë e shkuara. Tani kërkon shpagim, të gjendet aty ku është më errësirë, ku nuk hyn drita. Jam në manastirin tim te vetmisë, është krijimi im. Ndaj ti mos qëndro me mua, ti më kujton një jetë që kam dëshiruar dikur, ti e tremb shpirtin tim. Ai ka frikë se do vuaj përsëri, do dojë i lodhur të largohet si gjithmonë ka bërë, i ndjerë i mbytur i shteruar, e vetmja rrugë shpëtimi ishte zhdukja ne harrim. Nuk kam moshë të merem me gjëra të tilla . Largohu në ke pak, sa do pak mëshirë për këtë njeri të mjerë, i dërmuar që dhe të flas nuk mundet, heshtja e përpin, ka haruar fjalë që ka kohë, nuk i thotë, fjalët kur nuk i përdor shuhen. Do të të vdes në duar, nuk do mundesh të më zgjosh me thirrjet e tua. Nuk besoj te unë si njeri, as ti mos beso. Ku e gjen ti atë fije shprese te unë? Të lutem mos më duaj, është vonë për mua,ti kërkon të duash për të dy, por unë nuk jam mësuar në arenë gladiatorësh të luajnë të tjerët për mua, unë jam lojtari fitues. Ndaj dëgjo çfarë të them, mos më duaj. Dashurinë e kam gjetur në copëza, asnjëherë të plotë, e unë e di si duhet të jetë,u dorzova nuk e gjej dot. Nuk është për mua, ose mëndja ime tinzare krijoj një imazh që nuk ekziston, dhe ai shpirti, armiku im e bindte që tjetër gjë doja unë. Vetëm mos je fantazëm dhe kërkon të luash me mua, më bën të besoj që më në fund erdhe dhe unë nuk kam fuqi të të jetoj . Ky po,ky do ishte mallkim. Çdo herë kam dashuruar me gjithë shpirt, për të besuar se je ti, por jo, gjithmonë jo, jam lënduar, kam lënduar të tjerë, por unë të doja ty. Më thuaj që nuk je e vërtet, do ndihem më mirë. I lëshuar drejt shuarjes në një rënije rrukulluese jam, përse më zgjat duart, a vlej unë për ty? Çfarë jam unë, as vetë se di? Do lodhesh shpejt e do më flakësh, ma kurse këtë gjë, lërmë të shkoj. Vazhdonte të fliste, të fliste pa ditur se mund ta dëgjonte ajo. Gjendej në atë natë që për çudinë e tij ishte e bukur, edhe ajo ishte kundra tij, donte ta zbuste. Por jo. Duhej t’ja thoshte prerë dhe i sigurt. Po shkoj …
E di se ti do të thuash, çlodhe shpirtin tënd te unë, çliroje të nesërmen nga frika e të djeshmes, dhe një mijë e një fjalë të ëmbla dashurie që vetëm ti mund ti shpikesh në pafajësine tënde, por unë këmbëngul, që ti të shpëtosh veten. Në manastirin e vetmisë time nuk ka vend për një engjëll si ty.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s