Poezi nga Dodona Qose

Poezi nga Dodona  Qose

 

KUSH MA MORI

… shtegëtimin e fjalës,
kujt t’ i zë prit,
n’ atë udhëtim të radhës, 
gjithkund mbushur me fjalëndrit,
nuk e kuptova këputjen e trupit,
dhe fryma diku-diku pengohej,
mos vallë përqasja s’i duronte turpit,
në sytë e diellit fjala lartësohej,
renda me agun e parë,
nën trokthin e vargut lakuar,
andej n’ato vise me mirësi larë,
mbarsur me fjalën dritëruar,
mbeti ashtu i ëmbël,
me fjalënbutë që kthen karvanë,
në eterpikturuar si ëndër,
kalëruar fushës së Devollit,
tek çdo plis lind,
një fjalë…

 

***

Gjeometri është jeta,
segmente sekuencash,
vijëzuar përditë,
një pinngul,
që shënon çapat,
njê e nga një,
aritmetikë është jeta,
llogarishënuar,
qysh mê parë se je,
kimi ështê jeta,
shijen rrallëkush ka zbuluar,
n’interesa t’shuarjes,
shijen,
lanë,
harruar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s