Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU
 
 
EMRIN DESHËN TË NA NDËRROJNË
 
Emrin deshën të na ndërrojnë,
Të mos e flasim dhe gjuhën tonë,
Në gjuhë të huaj në shkollë të mësojmë,
Shkronjat nga abetarja jonë ti harrojmë.
 
Shkollat na i mbyllën nën dry,
Me dhunë brenda s, na lanë për të hy,
Harruan se edhe nëpër fusha e e ara
Do të shkruajmë në fletore me lapsa.
 
Do të kthejmë çdo vatër në shkollë,
Gjuhën e nënës kurrë s, do ta harrojmë,
Gjuhën tonë e din zogu, e din bilbili,
Që aq ëmbël me te këndoi poet Naimi.
 
 
 
U PIKËLLUAN
 
U pikëllua pranvera
Kur ia prishi bukurinë furtuna dhe era,
Edhe zogjtë na u dëshpruan
Kur sot cicërimën atyre ua ndaluan.
 
U pikëllua vera
kur ia përzunë shqiponjën nëpër kreshta,
Edhe dallëndyshet na u pikëlluan
Kur nga foleja sot i dëbuan.
 
U pikëllua vjeshta
Kur ia dëmtuan dhelprat rrushin nëpër vreshta,
Edhe lumi sot ecën i pikëlluar,
Se ujin në burim ia paskan turbulluar.
 
U pikëllua dimri, qan me lot
Kur acari lulet e saksisë ia ngriu sot,
U pikëlluan edhe delet, qengjat e mjerë,
Kur ujqit në kope u trokitën në derë…
 
 
 
KËNGA E ZOGJVE
 
Kënga e zogjve është ngjyrë ylberi
Si rrezja e diellit kur lëshohet nga qielli,
Është magjike kur kënga e tyre dëgjohet,
Kur vet nga zogjtë ajo kompozohet.
 
Kënga e zogjve është si puhi e lehtë
Kur këndohet nëpër pemë- nëpër fletë,
Është e bukur kur këndohet në çdo stinë,
Kur zogjtë vet ndërtojnë të bukurën rimë.
 
Kënga e zogjve është si valë deti,
Si varg i bukur që thurr poeti,
Është e bukur, e dashur, një mrrekulli,
Kur këndohet pa censurë në melodi…
 
 
 
O KOHË E PA KOHË
 
O kohë e pa kohë,
Pse fëmijët që në djep na i lodhë ?
O kohë që sillesh rreth e rrotull,
Pse edhe zogjtë shumë na i ke lodhur?
 
O kohë e pa kohë
Kështu shumëkush nuk të do,
O kohë, kohë e turbulluar,
Mos vallë na je tërbuar?
 
O kohë e pa kohë,
Pse bëhesh si ulkonjë?
O kohë, që sillesh vërdallë,
Pse dikujt i vë vulë në ballë ?…
 
 
 
MBI KRAHËT E DALLËNDYSHEVE
 
Mbi krahët e dallëndysheve
Kërkoj pranverën time,
Kërkoj sofrën shtruar,
Sofrën tonë bujare.
 
Mbi krahët e dallëndyaheve
Kërkoj të ulem, të pushoj,
Kërkoj të shuaj etjen time
Në djepin e ëndrrave të mia.
 
Mbi krahët e dallëndysheve
Kërkoj të shoh qetësinë time,
Kërkoj të përqafoj qiellin e kaltër
Dhe të puth rrezet e diellit tim.
 
 
 
YJET NË QIELL NATËN NDRIÇOJNË
 
Yjet në qiell natën ndriçojnë,
Rreth e rrotull hënën e rrethojnë,
Kur ngre kokën – të shikojnë në sy,
Thua se vështron ndonjë mrrekulli.
 
 
Është mrrekulli, është kënaqësi,
Kush s,i do ata, kush s, i ka zili,
Në prehrin e vet ata i mban hëna
E i përkëdhel, si fëmijën nëna.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s