Poezi nga Rexhep Shahu

Poezi nga Rexhep Shahu

 

Qysh se të njoh

Qysh se të njoh,
Dielli çdo ditë lind nga sytë e tu
Dhe perëndon kur ti pulit sytë 
Tek më sheh ëmbël dhe shëtit symbyllur
Me mollzat e gishtave nëpër fytyrën time
Tjegull e rreshkur në diell e shi
Plot tatuazhe ëndrrash të vdekura.

Qysh se të njoh
Nuk munda të udhëtoj më jashtë teje
Planet i pafund që fund s’të gjeta kurrë
Lumë që s’më nxore kurrë në breg
Që përditë më mbyt e s’më vdes.

 

***
Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.

Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.

Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.

Krahët e ëndrrave janë ndryshkë
I pashë në sytë e tu në breg të detit
Si krahë avionësh të Luftës së Dytë
Braktisë nga lufta e dashuria…

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Në qiejt e syve tu…

 

Ta bësh dikë të lumtur

Të guxosh do të thotë ta bësh dikë të lumtur,
Të rrokullisesh si i marrë nëpër borë,
T’i bëhesh shtëpi një të pastrehu që dridhet,
T’i bëhesh prehër një burri – fëmijë të dashuruar,
T’i hysh mes krahëve dhe t’i derdhesh trungut të burrit.
Të guxosh do të thotë ta gjuash diellin a hënën me gurë,
T’i thërrasësh shiut të ngrirë, bjer i tëri, aq më bën për ty,
Të mbetesh pa frymë papritmas kur kalon ajo,
Të shtangesh, të bëhesh budalla, të të meket zëri,
Të harrosh se ku je,
Të harrosh se ke peshë, madhësi a përmasë.
Të guxosh do të thotë të digjesh,
Të jetosh në flakë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s