Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Të shoh që hesht
me heshtjen luaj
larg je tani , të dua prap
 
Në errësirë i kerkoj sytë
ti kërkoj dhe duart,
mbi kaçurrela butë, më vijnë pranë.
 
 
 
***
 
Sonte përsëri zgjuar
pus pa fund
shpirti u shfaq
në mendime të mpira
e në eshtra të grira.
pash aty ndjesitë grisur
 
Pash sa thell është me dasht
 
Fryma më endet vetëm
e vetëm fare,
rrahjet e zemrës i ndjej
përpiqem bashkë ti bëj,
me një zemer tjetër
bosh errësirës, dot se gjej
 
Buzëtharë e mendje mekur
 
Kërkoj diçka që fort më ther
në udhekryq gjunjaz,
as në tokë, as në qiell
s’ di në çhorizont sytë ti hedh
 
Përpara vetem vetja, rri e heshtur,
si një mermer akull që nuk rrëfen
të rroj a të vdes, më pyet fryma
përpëlitjet ja këpus, sapo i ndjej
 
Eshkë në vjeshtë të jetes
në pritje varri dashuri e ferr
Udha në fund të pusit
më lidh më një tjetër jetë.
 
 
 
***
 
Unë gruaja ishull, zhveshur
vetëm me lëkurën veshur
 
Më pëlqen të bëj dashuri heshtur
me frymën përmbi frymën ndezur
 
Prag natës mbuluar yje, hënë
buzë bregut përkëdhelur.

One thought on “Poezi nga Greta Kadare Teta

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s