Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maram Al Masri

Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962

U lind në qytetin bregdetar Lattakia, më 2 gusht 1962, poetja siriano-franceze. Kundërshtare e regjimit të diktatorit Assad, në moshën 20 vjeçare u shtërngua të largohet nga vendi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të mitur. Pas dështimit të martesës, bashkëshorti mori djalin dhe u kthye në Siri dhe Maram vetëm pas 13 vitesh mundi ta shihte sërish birin e saj. Janë të shumta rastet e persekutimeve dhe kërcënimeve me vdekje që ka marë nga regjimi kriminal i Assad-it. Megjithëse ka mbi tridhjetë vite e larguar, ajo kurrë s’i ka shkëputur lidhjet me atdheun e saj. Maram nuk është vetëm poete, kritike dhe shkrimtare; Maram Al-Masri është edhe institucion i lirisë për popullin e saj, Sirinë e saj të përgjakur. Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane, aziatike etj, në shqip kam nderin të kem botuar mbi 70 shqipërime prej Saj në vëllimin “Antologji e poezisë arabo-persiane”, në vitin 2015.
Joyeux anniversaire Maram!

MBRETËRESHË

Mbretëreshë e vendit
pa kurorë kthehem
sovrane pa skeptër
skllave me kurorë jaseminesh Damasku

vallzoj e këndoj

unë trup i dielltë

e nxehtë
si lotët e atij që mbretërinë ka humbur
si gjak lindjesh
e nxehtë
si dëshira e parë

vallzoj e këndoj

unë mbretëresha e vendit
në pëllëmbën e djathtë
diellin mbaj
në pëllëmbën e majtë
kundërmime erëmira

prej teje dola
duke qarë
fijet e zhgënjimit duke tërhequr zvarrë
me foshnja manushaqesh bashkë
kthehem tek ti
si agimi pas një nate dashurie
e freskët si gishtat e një fëmije
e lumtur si një zemër e thjeshtë

jam ajo pa shtëpi që banon tek ti
jam ajo që dola prej teje
dhe në rrugicat e kujtesës endem
e sillem si një bari që grigjën ka humbur

jam ajo që për atdhe ka
letra dhe fjalë
jam ajo që ka për shtrat
trotuarët e shpresave
kthehem tek ti
të gjej ngushëllimin
edhe një herë të lindem
në mes të pikëllimit.

grua e të gjitthë burrave
asnjë burrë imi
grua e të gjithë vendeve
imi asnjë vend

grua letrash e fjalësh
grua detesh e malesh
grua dëfrimesh e dhëmbjesh
ndër krahët e tu kthehem
pikërisht tani
të rizgjoj kujtesën tënde
kujtesën time të rizgjoj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s