Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Në realitetin e kohës gjarpri fle

rrugëve që djersinë pa hartë ecur
këngëdjegur në pentagram
zvarritet në teatrin e heshtje
himnshpirti i molisur
buzëshkrumb grithë dashurinë e natës
kërkon fjalë ta zbukuroj vargun e syrgjynosur

tingujt e dhembjes janë përflakur
në amfiteatrin e jetës mjerimi nuk varroset dot
bota buzëqeshjevyshkur trupin kafshon
bije në gjumë natës pelim
ditës derdhë miliona lot
me dhëmb përtypë dinjitetin e vet

lëkurës së bardhë fshehën mëkatet
prehrit të pritjes ironia strajcën zbarkon
durimit të grisur
një shpendkeqe këngës ia thotë
ëndrrat qorre derdhen fushave të pikëllimit
dhe në realitetin e kohës gjarpri fle.

 

ERDHE PA KOHË

Erdhe pa kohë,
stuhi dilemash krijove,
dyndjet shtatgjata
rrënjë lëshuan
brenda shpirtit,
pangopësia vrau ëndrrën…

Pa kohë erdhe,
si gurë gdhendurit mitik,
kështjellë ndërtove,
statuja gjigante ngulite,
si piramidë Keopsi le gjurmë
në këtë kohë pa emër.

 

Nata e Shën Bartolomeut

si në amfiteatrin plot duartrokitje
shpaloset dhembje e vjetër
shfaqet imazhi i Europidit
luhen role të mëdha si asnjëherë tjetër

mes ngjyrimesh e aktesh
edhe imi shpirt tretet atje
me janë ngatërruar rolet
në jam Euridikë apo Orfe

me sillej ndërmend shkruar në letër
dashuri e tyre e pastër
se si vdiq nga një gjarpër e bukura
e Orfeu vetmitarë lunte role në amfiteatër

akujt e botës së ftohtë dikur
lidhen edhe Promethenë
sa shumë role në këtë botë janë luajtur
sa shumë yje nga qielli kanë rënë

Shekspiri  thinjosh i kërrusur nga shekujt
hapi plagë që mëzi i mbajti dheu
për një dashuri vrau Romeun e Zhuljetën
Verona e bukur u mbyt në lot si në një det
e bota e akullt deri me sot
jetoj natën e Shën Bartolomeut

si nuk doli vallë
një histori e çiltër si qielli i pa skaj
nën gjirin e hënës melodia të niste
ajo të shkrihej në sytë e tij e ai në sytë e saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s