Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

BUKURIA SHËRON ZEMRAT

Urbani i rënduar uturinte më rënkim.
Udhëtarët e unazës kthyer në sardele.
Miku pranë, më ankohej me trishtim,
për analizat e zemrës dalë me probleme.

Aty ra nga qielli, një bukuri e praruar,
që të merrte trurin, çdo moshe të ishe.
Njerëzit përqark shikonin të paralizuar,
qafëgjatën me sy e buzë të magjishme.

I mekur prej saj, i thashë mikut tim:
Shiko, o Bardhi, ç’mrekulli ka bërë zoti!
“Mua më dhemb zemra, s’gjej shërim,
ti seç më thua, për gjëra kot së koti!…”

S’ është gjë koti, po shihe ç’ka bërë zoti,
ta heq dhimbjen, më mirë nga çdo kurim,
të gjitha vuajtjet, do të duken pika loti,
sodite këtë krijesë mahnitëse pa ngurim!

Dhe si asnjë herë psherëtiva duke rënkuar:
Ah, moj nëna ime, që vdiqe e s’më dëgjon,
të kishe mundësi të më mbaje konservuar,
vezën time, ta lindje dyzet vjet më vonë…

Ajo ktheu vështrimin befas nga ne të dy,
sikur të kishte marrë një mesazh qiellor.
Miku u shkund përbrenda, u përpëlit në sy,
nga sytë e saj magjik, me rrezatim meteor.

Pas kësaj, treguam barsoleta e pimë raki.
Bardhit s’i dhembi zemra, frika i qe fshirë.
Bukuria e asaj vajze, i dha shpirtit të tij,
plot besim për jetën dhe humor të mirë…

 

KAFSHA BRENDA NJERIUT

Njeriu ka brenda vetes kafshën, 
por ia lidh grykën, për dinjitet.
Kthen së mbari, të mbrapshtën,
për të qenë, njeri i vërtetë.

Ndodh denoncohen zyrtarë,
duke kërkuar favore seksuale.
Janë kafshë, të species gomarë,
pa dinjitet e pa parime morale.

Kapin femrën, në lakun e hallit,
kërkojnë më të shtrenjtin çmim,
t’i shesë trupin, zyrtar avdallit,
për të kryer, të detyrës shërbim.

Ose vendi i punës, vihet kusht,
për t’a pasur konkubinë zyre,
t’i poshtërojë nderin, një pusht,
për ta bërë më tej, një lavire.

Nuk mendojnë motrën, gruan,
po t’u kërkonin trupin të tjerë,
do të humbisnin krejt toruan,
ose shkonin kokën për t’u prerë…

Në kushtet e të drejtave sot,
duhen fshirë hamshorët në zyra.
Mund të thuhet, s’njihen dot…
Femrat i kuptojnë nga fytyra!

Ligji i butë nuk u bën turpërim,
nga kolltukë zyre, në qeli burgu.
Pak të afërm e dinë atë largim,
me heshtje, si në një qelë murgu.

Këta meshkuj të degjeneruar,
që përdhosin administratën,
duhen lidhur, për t’u turpëruar,
hipur mbi gomar, ditën, jo natën.

Ky turpërim nuk është skandal,
praktikohej dikur, vite më parë,
kur për një provokim seksual,
të pështynte komuniteti mbarë.

Njeriu ka brenda vetes kafshën,
por ia lidh grykën, për dinjitet.
Kthen së mbari, të mbrapshtën,
për të qenë, njeri i vërtetë…

 

DUKE ZBULUAR KUJTESËN E NËNTOKËS

Arkeologu zbret shkallët e botëve antike,
nëpër qytetërimet e lashta mbuluar nga toka,
në vringëllima armësh, marshime të ushtrive,
çlirimtar errësirash mes brohoritjes së kohërave.

Me hap të kujdesur, kudo ku spatulën vë,
zgjidh pranga skllevërish nëpër varre.
Të gjithë të mbuluarit, duan të takohen me të,
skeletet ngrihen e shkunden prej plagëve.

Teksa ulet me Agronin, në tryezën e gurtë,
Teuta hijerëndë e fton në varr, si mysafir.
Batua kryengritës e pret me ton të butë,
mes trimave shigjetarë të shtetit Ilir.

Ai prezantohet si ambasador i kohës se re,
akredituar thellësive të shekujve, ndër epoka.
Është dora e kohës sonë, zgjatur nën dhe’
duke zbuluar kujtesën e lashtë, nga nëntoka.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s