Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

MBI TË GJTHA, DUA MËNGJESET…

Sa shumë të dua… ty… o lule,
Një bisk bime që çel në pranverë,
I dua shumë… gurë, dru dhe shkurre,
Të dua… o diell… dhe ty, moj erë…

I dua njerëzit e pse shpesh më lëndojnë,
Lutem për ta… që të ulin armët…
Arma është hekur… e ftohtë si dëborë,
Të nxjerrësh fjalë zemre, bëhesh i kamur…

I dua, kur them i dua, s’gënjej kurrë,
Gënjeshtrën nëna për dreq s’ma mësoi,
Dua njerëzit e sinqertë shumë… shumë,
Vërtet lëndohen… shpirtin pasurojnë…

E dua… pafundësinë e universit…
E pse s’di… çfarë fshihet në të,
Por mbi të gjitha dua mëngjeset,
Kur çel sytë, thërras dikë pa zë!

 

ÇIFTËZIMI I KUANTEVE…

Kuantet e shpirtrave u çiftëzuan,
Pa pyetur Mua… pa pyetur Ty,
Në pistën e zemës vallëzonjnë hareshëm,
Dy e nga dy…!
Si çifte xixëllonjash livadheve pranverës,
Si 2 gonxhe që çelin njëherësh…
Dy nga dy…!
Si yje hapësirës shpirtërore,
Në muajin më të bukur të stinës verore…
E ne mebesim gojëhapur,
Si fëmijët që presin fundin e një përralle,
E pse e dimë mirë,
Se jeta s’është me fund të bukur,
Ashtu siç përrallat mbarojnë…
Ndjehemi të lumtur!

 

FILOZOFI JETE

(VETËDËNIMI)

Nën trysninë e një durimi të gjatë,
Si për tu mbrojtur prej shkatërrimit,
Shpirti u shndërrua herkul…
Ashtu si Sizifi ndaj dënimit të perëndive,
Kurrë su përkul…!
Për të kuptuar absurdin e këtij dënimi,
Më të rëndë se dënimi q’perënditë i dhanë Sizifit,
Për të bërë punë të rëndë,
Pa kurrëfarë dobie (vlere)…
Isha Unë që dënova vetveten,
Për të shlyer fajin e një pafajësie,
Se jashtë absurdit të jetës,
Ne s’mund të dalim,
S’mund të shkojmë kurrkund,
Kush erdhi në këtë botë gënjeshtare
E cili para këtij absurdi su lëkund…!!

Një durim i gjatë,
Vërtet është i kushtueshëm!
Se gjithë ato vite të pritjes,
Guri i Sizifit në qafë,
Herë më rëndonte aqsa bota,
Herë shndërrohej si një lak…!
Me mendje të kthellët,
E dija, se pritja ishte vetëdënim,
Mbase për të shlyer një mëkatë,
Që mëkatarët e kohës moderne,
Na varin në qafë…
Unë e shleva dënimin e Sizifit…
Jo për vete,
Për këdo që hedh gurin e fsheh dorën,
Që fshihet pas një mburoje të trashëguar,
Për të dhënë idenë e rreme,
Sikur vetë ai është personi i qëlluar…!

Absurd ai që hedh gurin e fsheh dorën,
Absurdi më i madh vetëdënimi për faj të tjerëve,
Por mes këtij absurdi shkatërrimi,
Kuptova më në fund,
Ardhka parajsa tokësore e pa ëndërruar,
Atëherë,
Kur fuqitë e mendjes dhe të krahut,
Janë gati në të shkatërruar,
Herkuli shpirt vjen për të shpëtuar!

O njerës,
Për të kuptuar,
Sesa dhemb dhimbja e tjetrit,
Provojeni një herë nën lëkurën tuaj,
Unë e provova për të gjithë botën
E pse botës i kam falur veç mirësi e nderë,
Prapëseprapë vetëdënimin e mora,
Të tërheq vemendjen mëkatarit,
Të heqë dorë prej mëkatit,
Q’vuajtjen time të pamerituar,
Kurrë mos ta kenë fat,
As Ai,
As ndonjë tjetër syqorruar,
Përballë verbërisë së një tërbimi,
Prej dëshirës absurde,
Për të dashuruar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s