VAJZA me TULLUMBACE / Tregim nga Eduart Sulollari

VAJZA me TULLUMBACE

 

Tregim nga Eduart Sulollari

– ” vdis pra ” –

Kajl Brahman u drodh brenda arkivolit në varrezat ” Our Ladi of Angels Cemetery ” Albany.
Rrutulloj kokën aq sa mundi. Kafka e dërmuar i dha dhimbje. Lagështira po e mpinte. S’ mundi të levizë gjymtyrët. Mes raskapitjes cfilitëse hapi sytë. Errësire gjithandej? Vetëm në cep të subkoshiencës kapi një mendim në rrëmujën e pafundme të gjykimit…
” Duke i kthyer shpinën dhomës së gjumit, pa letrën shkruar për bashkëshorten. -” Po dal. Nuk vonohem shpirt -“.
Shkallet e apartamentit i zbriti nxitimthi. Rrufeshëm kaloj hapësirën e parkingut, pastaj me autobuzin nr 10-te zbriti tek Stuyvesant P-L-A-S-A. Iu bë sikur e ndiqnin. Dyzimi po i shkulte zemrën. Hoteli HOMOWOOD SUITES ” 1661 ” u shfaq mbas kthesës gjarpëruese të Crossgates Mall, aty ku në dhomën 434 shtyu derën dhe Rula Lawson shtrire krevatit me petale e priste, kur ndjeu dy duar te fuqishme ta mbërthenin belit. Pa Kajl Bramanin. Dhoma u përfshi nga rrëmuja. U thye pasqyre e madhe, fluturuan pikturat nga muret prej përplasjes, komodinat u shkëmoqën, pastaj u shqye dritarja. Në rënien e zhurmshme pa të kalonte një vajze e vogël, tek i gëzohej tullumbaceve që mbante në dorë, kur dëgjoj përsëri atë zë.

– ” vdis pra “-

Dilemat i dhimbnin më shumë se plagët.

E mërkure
17- Korrik – 2019
Albany. New York 
USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s