“Sërish pa titull” / Nga: Fatbardha Sulaj

“Sërish pa titull”

 

Nga: Fatbardha Sulaj

Fshiva sytë me nyjet e gishtave, thua se nuk po shihja qartë. I nxehti i  korrikut nuk di të ndalet,  vazhdon ende me gushtin dhe nxehtesia krijon efektin e paqartësisë,  turbullirës ose flu-së bashkohore në terminolgjitë moderne.

Pikërisht, këtu ekranet kthehen në amballazhe trasmetimesh të vjetra, filma me metrazh të shkurtër, bardh e zi. Ashtu si shikimi i një qeni po pa “deja vut* e qenve eksperimentalë të Pavllovit. Dhe këndvëshrimet e të menduarit teksa lexohem do përfytyrojnë kush jam unë, si jam unë, pse jam unë…  Njëlloj sikur të jem klon artificial i njeriut postmodern. Dhe këtë e mendoj, si në një çast pas fillit të humbur të arianave që  dalin prej vetes, pak mbeten aty. Aty strukesh, me gjithë heshtjet e tua sublime, që herë-herë xhelozojnë hyjnoren. Të kam ngritur statujë faraonike, mes llojit njeri, të bëra mbinjeri, pastaj kapërceva tokësoren dhe të bëra të përzgjedhur prej jashtëtokësores, dhe për më teper se kaq të ngrita një obelisk ku gdhend me kujdes çdo ndjesi për ty në këtë botë e përtejbotë.

Amin! Sepse ti ke fuqinë e ndryshimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s