Poezi nga Drita Ademi Beqiri

Poezi nga Drita Ademi Beqiri
 
 
 
***
 
Botë hutaqe
Gjithmonë diku asht natë
Gjithmonë diku asht luftë
Gjithmonë diku vdes dikush
Gjithmonë, gjithmonë…
Ma pak lule, ma pak zogj
Ma pak njerëz
Ma shumë banorë…
 
 
 
N’ lumtuni
 
M’ra ndërmend
Gjithçka kam përjetue.
Zogjt e luleshtrydheve n’sy i kam shikue, dhimbën e dimnit e kam ndije
Lule tue çelë kam pa e bari tue u tha,
E Kam ndije atë fëmi me ashkla n’kamë e lule n’duer , shpirtit tem lot ka mbetun
N’perëndime t’ djeguna, ajo vajzë
Që ma vonë u ba grue e nanë
Shpesh jam ndërrue, jam ba fund i detit, sy zogu e peshk i bardhë
Fjalet në fyt m’ kan mbetun,
Tash due të jem vetja
Me mall e dritë
Me eshkë e zjarre
Me fllad e hije
N’ lumtuni.
 
 
 
***
 
Shtatë mjegulla të kan prerë rrugën
Shtatë ditë malli në ty ka gravu pritën
Por
Ti nuk vjen
Je vrasësi i vdekjes së bukur!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s