Poezi nga Dodona Qose

Poezi nga Dodona Qose

 

***

FJALË,
më fal,
më fal, se s’ të bëj dot ballë,
je e vetmja,
ku them,
ndal,
ndaloj të t’ lexoj,
ndaloj,
të t’ përshëndet,
ndaloj të t’ kundroj,
se si je me shëndet,
me ty e kam,
moj fjalë,
kaq mote,
tash sa vjet,
në se ti JE GJALLË,
ashtu do jem edhe vet,
të dua moj fjalë,
pa tesha,
në lakuriqësi,
sikur jetën ndesha,
e dua në përjetësi,
FJALA je TI …!

 

***

…përse,
ndëshkohet fjala,
nuk e di,
por sot e ndjej,
sikur është cunguar edhe më,
duket se del përpëlitur,
nga zgavrat e çimentosura të shekujve,
o ZOT, më ndje, që s’ di ta pështjelloj,
por vritem me heshtjen vrastare,
që ndjell intrigim, paçka se duket kohë paqeje,
ç’paqe mund t’i thuash, ç’paqe mund ta cilësosh,
vrasje, dhunime, tmerr pa fund,
dhe u’
që mendoj, se fjala mund të ndërtojë,
a mundet,
po o ZOT,
besoj që mundet,
është misioni i saj,
e dua,
fjalën…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s