Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

FAQE JETE

Dje isha i vetm i prangosur i ndërgjegjes
Ani pse jetoja bulevardeve evropiane
Nuk e dija nëse e kam takue ndonjëherë jetën t’lirë

Tërë botën e kisha n’sy t’ballit
Me ylberin mundoheshim t’i falnim ngjyrat njeri-tjetrit
S’ka jetë në jetën e zezonave
Sa larg ka shkue pafuqia për t’krijue një t’vetme Shqipni

Ç’më duhet të bëj a të ndaj nga jeta
E di veç në një gotë të krisur kam mbetur n’lutje

Adam ti kur na more n’udhën tënde
Vallë a e mendove për fisin tim t’jetoj i lirë

Çfarë i duhem jetës pa jetën e vërtetë t’zanave
Kur shqipet e mia janë i vetmi gjak i pastër qe bota model na ka

Në këtë udhë më nisën një faqe jete brezat e mi të artë
Krijuam dashuritë pa asnjë tradhti shekujsh
Kohën e bëmë Korife t’fjalës

Aty këtu ndonjëri u bë besëthyer
Eh edhe pse nuk ishte n’traditën e shipeve
Buka e kthyer për mik e armik
Ç’na mallkoj dje besa edhe sot

Faqën e jetës ia fala faqes se miqve
Një mijë vjet i mbijetuam Apokalipsat korbiane

Më të drejt sot i jam krenar faqes se fisit tim pellazg.

 

Ç’ËNDËRR E HIDHUR
-Pak lirikë verore

Më thonë ëndrrat
Se një mijë vite dashni 
Për sytë e saj janë pak

Mua më duhet të kaloj nëpër mëkatet e mia
Kur kisha frikë nga fjala e dhënë
T’bëhesha donzhuan Venediku

Më nuk e fajësoj asnjë t’marrë
Nëse njeriu jeton me fytyrën e tij prej demoni
Kjo farë e vdekur ende vret dashuritë titanikiane
Përmbys në të njëjtën kohë kur stuhitë grinden mes vete

Ka vite kjo ëndërr e hidhur me çmendë
Në poet të krisur ç’më bën vallë
Më duket tërë jetën ma kthen n’përrallë
Dhe s’më nxjerr nga betejat e oktapodve

Vetëm një natë fjeta me ëndrrat që me çmendën
Sikur ta di nga cilat hyjni më zbritën
N’vargun tim t’pashërim
Ashtu e kisha me vite t’prangosur t’vërtetën
Askujt asgje nuk i thash kur ma burgosen jetën

Në ëndrra e gjeja shpëtimin për liri shpirti
Çdo gjë e kishim të ndarë nga drita e diellit
I besoja dashnisë që e rujta n’shpirt
Plagët do t’ia shëroja secilit që hedh hapin për të dashurue si hyjnitë

Sonte ç’më zuri mëkati pse të mendova në ëndërr
Mendoje sikur të ishim pranë sy me sy
A do të krijohej nje vullkan mè i madh se Etna
Një lumë që ndalon urrejtjet pse i qëndrova besnik fytyrës njerëzore

Edhe njëqind jetë t’i kisha nga jeta e luleve
Sërish në trëndafil kujtimi e kisha shndërrue dashninë për të bukurën e detit.

 

EH, NË Ç’KUJTIME JETOHET

Mbi jetën e bukur ç’më ngritin kujtimet
Atëherë kur mbeta dhembje e fjalës
S’të lenë të vdesësh asnjëherë
Nëse u bëre Korife çlirimtari

E dëshiroja dyluftimin e demonëve
T’i ruaja kujtimet qofshin t’varrosura nën dheun e bajlozëve
Ndryshe s’mund ta krijoja t’vërtetën

E di asnjë botë e bukur s’kthehet ma
Sërish i rikthehem fajësisë ose pafajësisë sime
Le t’më gjykojnë sytë e bukur t’qiellit
Ata që plagë t’pashëruar iu bën kujtimeve t’fjalës

Ndonjëherë kujtimet më tretin në çmendurinë e dehjes
Sa do t’isha i lumtur nëse isha kryeneq i fjalës
Apo një i krisur i dashurive donzhuane
Që s’jetojnë ma pas kohës se Romeut dhe Zhulietës

M’i kanë vra të dy kohërat e gjalla
Kam mbetur me kujtimet e krisura
Kam faj pse vidça për fjalën
Nuk besoj sërish t’rikthehem në Promethe
Vetëm nëse atdheun ma plagosin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s