Mos luani me lirinë… / Poezi nga Adriatik Jaçe

Mos luani me lirinë…

Një plakë e urtë,dikur më ka treguar…
Si liria u kyç pak e nga pak…
Si njerëz të mbushur me urrejtje,
I mbushën sheshet me të pafajshmin gjak.

Ku piskama e tyre thyente natën
Rrëmbenin bijtë shtëpifshehur
“Armik i popullit!”ulëriste ajri
Nga batareja binin të vdekur.

Në zhurma therse kërcisin hekurat..
E mbas i ndiqni vajtim…,të qarët
Mbas tyre zvarë tërëhiqnin femrat
Garumbull,i groposnin të vrarët.

Për ta,çdo gjë ishte e tyrja
Si pasuria e gjith çfar gjenin.
Nëse të fshehur kishe diçka,
Nëpër tortura,sa ti rrëmbenin.

As me pushtuesin,dot si krahasoje.
Këta i mernin të gjithë radhë
Kush me ta nuk kishte qënë
Në sheshe binte me tru të çarë.

Çdo gjë që kishin ishte e tyrja
Një lukuni u lëshua për të vjedhur
Shtëpi,bagëti,toka e floriri…
Ishte “i popullit këmbëshkelur”.

***
Mos e lini sërisht të ndodhë!
Mos e lëmë të ndodhë prapë!
Prisheni gjumin ku jemi mbytur!
Liria do mbrojtur nga të gjithë, bashkë!

 

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.08.2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s