Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
DUA TË TË THEM TË VËRTETËN
 
Ti ndalu aty, ndalu e më prit
u bë kohë jam larg.
Dua të të them s e të desha dikur,
të desha pa e menduar dhe pa e pyetur veten pse?!
Akoma nuk e gjej një përgjigje, ndaj këtë mos ma kërko
Ti ndalu diku,
nuk ka rëndësi të jetë vendi ku takoheshim,
as stina, as ora nuk kanë rëndësi,
të jetë diell apo shi,
dikur kish rëndësi
Ti ndalu diku e më prit
të të them, s’ të kam harruar,
por s’ mund të të dua si dikur
nuk më ka mbetur më dashuri.
Të tërën ta dhashë kur shkove.
Ndalu e më prit diku
dua të shoh ç’ të ka mbetur nga ato që të dhashë.
 
 
 
MË DHEMB…
 
Shpesh ndiej ngushtim në kraharor
e më futen dridhmat se po më mbahet fryma,
nuk ka ajër në këtë qytet, nuk ja jetë
çdo gjë blihet e shitet në tregun e madh.
Atje janë të gjitha,
por më parë te duhen ca para,
apo dhe shkëmbim malli
shitet fare lirë nderi, shitet morali
ndryshe mbaje e vdis për së gjalli.
Shitet…, shumë dashuri.
Ah, po, ajo mungon vërtet!
Nuk ka jetë në këtë qytet, ka vetëm treg dhe tregtarë
rrugëve ju mungojnë njerëzit, kot që ndërtohen , përse duhen?
Në to ecin e s’ ndalen qenie të ngjashme me njeriun,
por ndryshe nga ai nuk flasin me njëri-tjetrin,
por me veten ,
në muret e shtëpive çerdhet e dallëndysheve kanë mbetur bosh.
të pakten ato “do sillnin fat”.
Kam frikë se ndonjë ditë do të më shqyhet kraharori
e zemra do më dalë nga vendi,
nuk ka ajër në këtë qytet
s’ ka as jetë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s