Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Ka diçka tjetër
 
Ky vetmim nuk është shkaku,
që fjalët u mbytën të tëra,
në këtë det harresash pa kufi,
ku si të çmendura luajnë erërat,
 
duke marë me vete ç’gjejnë;
qëndresën time të mëparëshme,
gurë mbi rërën e bregut;
zemërgjerësinë, mbi det molepsur .
 
As kjo aritmi e heshtur,
nuk përbën shkak tërmetesh që bien,
gjithë verën pa pushim,
këtij bregu, ku mbytet ky vetmim.
 
Ka diçka tjetër të pa gjetur,
që grimcon fundin e këtij bregu,
poshtë nën humnera të thella,
larg prej gjithëçkasë mbetur.
 
 
 
Pa shkak
 
Ti ishe aty ,tranzit,
ishe aty ne prapaxham.
Avionet tane po niseshin,
per pak ,fare per pak.
 
Ne vetem sa u pame
dhe mbetem ca kohe ashtu.
As ti vije tek une
dhe une asnje hap me shume.
 
Tani…vec ca kujtime,
ashtu kot ,vetem per ate cast.
Nuk di pse gjumi prishet,
ashtu kot ,krejte pa shkak.
 
 
Mesnata
 
Mesnata zbret nga pavetëdija,
mbi hapësirat e veshura e të zhveshura,
ku ndihen gjithë fëshfërimat
e dridhjet e gjetheve nga vjeshta .
 
Tani që zhurmët e njerëzve kanë heshtur
e nëpër natë flet gjithësia,
me tingujt e saj natyral,
se asgjë, nuk hesht e gjitha .
 
Gjithëçka fle dhe rri zgjuar .
Gjithëçka zhurmon dhe hesht .
Mesnata fëshfërin përjashta,
e tëra, në gjuhën e vet .
 
 
 
Mendim që s’dua të humb
 
Hapësirë e pa anë përmbi det,
mendim që s’dua të humb,
endur këtu përmbi breg,
ku valët, rendin me ngut .
 
Përtej, ku zëri humbet,
ku largësisë, shikimi i druhet,
shtroj imagjinatën atje
e shtoj sinoret e mundëshme .
 
Këtij bregu, ku enden qetësitë,
e butësi e mëndafshtë të përhumb,
i frikem mosqënies tënde
e shtoj sinore pa fund.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s