NË FAKT … / Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

NË FAKT …

Në një jetë tjeter do kem qene një pulëbardhë ,
që fluturon mbi det pafundësish të reja
të luftoj me erën, të bëhem njësh me të, 
të kuptoj çështë liria .

Herë të tjera ,
të mbyllem në një kafaz
dhe çelësat ti hedh larg,
të mos mundem më ti gjej,
të fshihem në trupin tim e të bëhem heshtje
e mbuluar me një cipë të lagësht ndjenje.

Në të dyja rastet kërkoj shpirtin.
Kështu është krijuar njeriu,
për të kërkuar!
Herë mbi dhe, herë nën rrogoz’,
herë në një të vetëquajtur asgjë
e herë në kufij që vetë i vendos .

E në se arrin të mbylli dritën brënda vetes,
aty ka gjetur çelësin e së vërtetës,
sepse jeta është e shkurtër,
sa ç’ zgjasin tre stinë
(mua njërën ma përpinë)
E unë kam kohë që e kam bërë zakon
ta dëboj mërinë ,
me dashurinë dhe mirësinë .

Vendos ëndrra shumë, i bëj zjarr
të më tregojnë rrugën që do marr.
Vendos dhe të qeshura shumë,
nga ato që bëjnë punë,
sepse me to e përzë frikën
afroj sigurinë .

Vendos pranë dhe dy miq të mirë
të cilët i quaj far,
në detin e trazuar të jetës kur notoj
të më kujtojnë arsyen përse rroj.

Vendos pse jo dhe shumë improvizime,
nga ato që ngjisin copat e thyera,
me atë mënyrë të përsosur e të rrallë,
që e njeh dhe e bën vetëm dashuria.

Nuk kam si të harroj atë heshtje,
që ka përqafimi,
me më të madhen zhurmë brënda nesh,
ato pak sekonda që mbajnë brenda,
aq sa për një jetë .

E në se diku dritat bien apo edhe shuhen,
nëse e qeshura humbet dhe duart humbasin,
ndaloj…, brenda vetes shikoj, kërkoj
këngën e shpirtit të dëgjoj .

Vetja është limani.
Vetja është stacioni.
Vetëm apo e shoqëruar,
e vogël apo e zmadhuar,
një jetë do ta kërkoj se e di që më pret.
Asgjë, sa mua më thotë;
Nuk të ngjet!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s