Poezi nga Friedrich Schiller  / Shqipëroi: Eva Ceca

Poezi nga Friedrich Schiller 

 

***

Shkëlqejnë të vetëkënaqur shumë në këtë botë!
Rreth gjithçkaje e kanë një fjalë për të ta thënë…
Në i pyetsh se ç’është që i tërheq më fort,
mes mburrjeve të tyre kujdes… ke për të rënë!
Sa të bëjnë të besosh se dhe gratë që lakmojnë,
i kanë bërë t’u përulen, i kanë bërë t’i adhurojnë!

Por krejt në papërfillje dhe heshtje ata shuhen!
Nga bota, e tyrja jetë ikën gjithë kotësi.
Nëse vërtet do të arrish në madhështitë qe duhen,
edhe vetë një gjigand do ta krijoje Ti,
duke bashkuar në heshtje, kujdes e me ngadalë,
në pikën më të vogël, sforcimin maksimal.

E keni parë si lartësohet trungu madhështor…?
Me degët e harlisura që ngjiten përpjetë,
me gjethet që ndriçojnë në të këndshmen aurorë,
por fruta nuk japin dot ato degë, as ato fletë.
Vetëm bërthama, atje në të ngushtën hapësirë
mban fshehur pemën, krenarinë e pyjeve të dlirë!

 

Shqipëroi: Eva Ceca

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s