Nata / Poezi nga Lulzime Malaj

Poezi nga Lulzime Malaj
 
 
Nata
 
Dielli tretet, ethshëm mbytet,
dita, ëmbël u fashit,
shfaqet hëna n’pasqyrën e detit,
dhe mbi ujra, ngadalë shëtit.
Yjëzohet qielli. U ndez.
Diku larg, një flakërimë.
Tjetër agim, rikthen me vesë,
gjithë etje në lirishtë.
Në hollishtë pemët përkulen,
e dremisin nëpër natë .
Deti syve u përhumb,
veç shkumëzim i valës bardhë
Malet veshën veladonë
retë shpateve zënë fill
Muzgu varet, yjet ndrijnë,
Perde hedhur vdes një ditë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s