Poezi nga Rauf Xhyheri

Poezi nga Rauf Xhyheri

 

A mundem ?

A do mund,
të qetsoj tërbimin e detit dhe oqeanit?
T’i futë duert në vullkan,
të shuej fjalët, mllefet dhe inatet.
Të kthehem në gurë, në shkamb e mal
e ti them botës :
-Ndal ! Ktu asht sinori im!
Vendi im, me gurë e djersë.
Me bekimin e zotit.

A mund të jem koha
dhe të ndal at,
të kthej mbrapa vitet e vjedhuna,
të kthej pranverën,
të shuej etjen shekullore.
Të gjejë sekretet e kësaj bote,
të paktën fillin,
si dikur Martim Camaj.
“E gjeti fillin e tretun,
në pikën e ndaljes së dritës”.

 

Fluks- imazhe!

U zvesh bota,
njerëzit zgjohen lakuriq
dhe veshin kafshët me rrobat e martesës.
Kultura e shekullit,-interneti.
Dijetarët lexojnë prrallat për femijë,
zbulojnë, se mirazhet janë të prekshme,
kimirat janë realitete,
qeniet eterike janë prej mishi e gjaku.

Në mesin e botës,
pleqtë rrihen për kërthizen e tokës,
në Moulin Rouge, flamuri tringjyrësh,
ndalohet hyrja për unisex,
kalimtarët nxitojnë të kapin orarin e ndryshuem,
hashashi tregtohet me kile.

Në qiell, në nji teater resh,
shohim çdo ditë drama mitologjike,
aktorë që lozin role surrealiste,
dridhjet e zanit për lirikat e nxehta,
në ballkone, elita e dashnorve,
presin dhuratën e natës,
Hanen e bukur ekzotike.

Natë! U ndezen mirazhet!
Në pube, fluks dritash, imazhe të rreme.
Tek mejhana e Katrinës
pleqtë lanë sherin për kërthizën
puthin avujt alkolit, mirazhin e natës.

Edhe unë nuk rri mbapa botës
në mesin e një mijë dhimbjeve,
loz me mirazhet e projektueme,
nga reklamet e kohës
në kater muret e dhomës,
ndërsa në rrugën e mundimeve,
dikush shan dhe mallkon veten
imazhet e tij u verbuen që n’lindje.

(Mejhana e Katrines ka kene deri ne vitin1963,
Aty ku sot asht Biblioteka Marlin Barleti )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s