Korbi / Nga: Fatbardha Sulaj

Korbi

 

Nga: Fatbardha Sulaj

….se kuptova pse qëndronte në dritaren time,  në të djathtë,  një shpend nate  i zi, i frikshëm, që herë pas here klithte , si të më rrëfente historitë e vjetra qytetese.

Zgjohesha dhe ai ish aty, gardiani që dremiste mbi supet e veta. Dhe befas si të zgjohej nga një ëndërr e frikshme, ulurinte. Nuk mendonte se klithma do më zgjonte, apo më keq akoma do më trembte. Nuk e mendonte dot, truri dhe shqisat e tij ishin bërë për aq sa ndjente, thirrje instiktive.

Më pas ashtu zgjuar e vështroja tek më shikonte me sy të çuditshëm. Fllste përmes shikimit, pa nxjerrë asnjë tingull. Dukej që sytë ishin të lodhur e megjithatë drita i buronte nga qenia e tij disa gramëshe.

“Pse rri këtu,  çdo të thotë ky qëndrim, pse nuk largohesh, mos ka ndonjë domethënie…” këto dhe njëmijë mendime vërshonin në kokë,  si bashkëbisedim me të.

Tani ai flinte dhe unë bëja gardianen, flinte ashtu çudishëm, mendueshëm, pa ulur kokën, qepallat e zeza puthiteshin sikur s’ do mund ti hapte.

Ishte tis i zi, po një korb, ishte një korb që më ruante….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s