Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik” KËSHTJELLË DHE LËNDINË” të autores Zyra AHMETAJ

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik” KËSHTJELLË DHE LËNDINË” të autores Zyra AHMETAJ

Titulli-KËSHTJELLË DHE LËNDINË
Parathënjen -Fran Ukcama
Konsulente – Xhane Imeraj
Foton e autores-Arbër Bytyqi
Foton e kopertinës realizuar-Xhane Imeraj
Redaktim, kompjuterizim-vetë autorja.
Autore: Zyra AHMETAJ
Botimi i parë, 2019

ISBN: 978-9928-269-61-4


Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht, 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ahmetaj, Zyra Kështjellë dhe lëndinë : poezi / Zyra Ahmetaj.
– Tiranë : Ada, 2019
124 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-269-61-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

SPIKAMA POETIKE E POETES ALPINE, ZYRA AHMETAJ

Kam vite që ndjek me shumë dashuri e nderim krijimtarinë e poetes, shkrimtares, stilistes së kostumeve popullore; këngëtares me lahutë, njëra nga krijueset më të spikatura në rrafshin kombëtar, Zyra Ahmetaj. Kjo fisnike, stoike përballë fatit, kurrë nuk ra në fatalizëm; mposhti vështirësi, fatkeqësi në lulen e rinisë, i hyri me guxim e pathos udhës së artit. Aty gjeti tharmin, muzën, frymëzimin për të na dhënë një krijimtari cilësore, brilante.
Pas shumë botimesh, prezantimesh në Bajram Curr, në Tiranë e Kosovë, tani vjen para lexuesve me prurje të re, me valza Valbone, me ylbere bjeshke, me zana, orë, me heronj-atdhetarë të moteve të shkuara dhe të sotmet që në thelb shpirti vunë lirinë, atdhetarinë, flamurin; Shqipërinë. I gjithë filli liberor i mejtimit e frymimit, në këto poezi është atdhedashuria, sa që vetë Zyraja njësohet me lirinë, së cilës i ngre kështjellë mburoje me gurët e rëndë dhe majat e larta historike.
Ajo me nostalgji kujton motet e shkollës, oh pranverën ku iu këputën disa ëndërra, por ku morën udhë të tjera, ndofta më të vyera, më të vyrtytshme. Shokët e shoqet i zgjojnë kujtime në fllade pranverore si nxënëse e shkelqyer, si një shqiponjë që vozit hijshëm në qiejt e kaltër të vendlindjes. Nderon si askush tjetër mesuesit, këta misionar të arsimimit e edukimit; u thurë himne nderi e lavdie.
Zyra Ahmetaj shquhet për apelim historie, duke marrë me radhë patriotët e shquar nga ata lokal e deri në maja të Kombit me Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin, burra-shkëmbenj ngulur hijeshëm në trojet e Kombit. I këndon heroizmit të U.Ç.K-së. Kryeheroit, komandant Adem Jasharit e dëshmorëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Autorja, fisnikja shqiptare që mikun e vën në vëndin e madh të odës, i vuri dhe miqtë e kombit tonë si të madhin Robert Elsie apo mendjedritën Carrie Hooper, në pjesën e pare të librit, në margzën e madhe të Odës.
Libri i fundit kulmon me pjekuri krijuese, me vargje të shumllojshme, me figuacione, endur hijshëm si filigrame argjendi e ari. Bjeshkët-djepi i dashurisë së përjetshme të poetes, vizatohen artistikisht; po kështu gurra, kroje, rudina ylberore, mriza të rëndë si dhe logje kuvendi, ku kuvendojnë burra të fisit dhe personalitete të artit, miq të artistes.
Shpirti i poetes është një det i thellë, në gjirin e të cilit ngrihet furishëm një cunam që ka brënga, shqetësime për Shqipëri e për Kosovë, për kufinjtë, për trojet e coptuara. Zyra Ahmetaj në këtë libër në nëntekstet e ndritura ka biografinë e saj. Ajo me pasion u thur vargje familjes, farë e fisit, të afërmve, qytetarëve dhe bashkëkatundarëve. Sylbica rrezaton në dashurinë e poetes. Si humane e pa fund u thur poezi poetëve të mëdhenj si Fishtës, Migjenit, Xhelal Lucës, udhëtimit të tij në parajsë. Ajo këndon që nga ninullat deri te poemat me lulet e lëndinës së shpirtit të vet poetik. Monument poetik u ngre heroit të demokracisë, viganit liberator, Azem Hajdarit dhe prijësit historik të Kosovës Ibrahim Rugovës.
Është zemërviolinë poetja jonë. Ajo i thur lule lirizmi dashurisë në ditë të shënuara, ku ëndërrimit mbështet kokën, aty ku e çon zemra e vallëzon lendinave me fluturat e dallëndyshet.
Diapazoni i gjërë njohës të shpie nga një visar te tjetri, kështu, përjeton sukseset e Xherdan Shaqirit, sportistëve e artistëve; krenarisë kombëtare.
Si realiste poete e brengave, Zyraja mban qëndrim intelektual për dukuri, vese që bien ndesh me moralin shoqëror; me reformat që nuk arrijnë ku duhet, me premtimet boshe, me kafshatën e të uriturve; ky është misioni shoqëror i krijuesve. Zyraja edhe në këto hulli evidentohet si krijuesja e shtresave shoqërore. “Mëso të jetosh kur jeta të bëhet e padurueshme; bëje të dobishme atë”-një postulatë që brezi im e din mirë cili hero e ka thënë. Po, po, Olegu te romani “Si u kalit çeliku” të Nikolaj Ostrovskit. Edhe ai, Olegu, mbi karrocë u kthye në hero.
Zyranë zanë, orë bjeshke, motrën e shtrenjtë të poetëve, e kemi krijuesen heroinë, të mrekullueshmen që siç qëndis kostumet popullore me lulnajat e rudinave, kështu qëndis vargjet nga njëri vëllim te tjetri, secili më i arrirë. Tani fluturon majave letrare ndër krijuesit më të cilësueshëm të Kombit.
Motër, falmeshëndetet e mia! Po të nis aromë fushe e puhisa ngjelmore deti. E nëse nuk jam fizikisht në manifestimin tënd libror, aty është zemra e shpirti im. Urime motër!

Fran Ukcama

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s