Fabula nga Iliaz Bobaj

Fabula nga Iliaz  Bobaj

 

GOMARI ME KAPISTËR

Në konkursin e kafshëve,
për një post të lartë,
erdhi dhe një gomar me kapistër,
që rrinte serioz, kokëlartë.
…Në fund ariu kryeministër,
shpalli fitues,
gomarin me kapistër.
Një kalë protestoi: -Padrejtësi !
Unë kam diplomë
dhe gjuhë të huaja zotëroj tri.
Veshgjati dhe gomarishten,
e flet me të pallur trashë
dhe në regjistër,
s’ka, veç tetë klasë.
Po ia mbylli gojën,
vetë zoti kryeministër:
-Ti ke diplomë,
di dhe tri gjuhë,
po ai ka kapistër…

 

NJERIU DHE PLESHTI

-Bobo,- tha i zoti, – një plesht në jorgan !
E mori jorganin, e hodhi në zjarr.
………………………………………………..
Po pleshti, si pleshti, hop, hop, si me sustë,
kërcen nga jorgani, i ngjitet në trup.
……………………………………………………
I zoti krekoset, thërret e bërtet:
-Jam ai, që jorganin e djeg për një plesht…

 

NË EGJIPTIN E LASHTË

Të dënuarin e zhvishnin,
siç e kish bërë nëna,
e lyenin me mjaltë,
nga koka te këmba,
e lidhnin në rërë,
mbi prushin e kokrizave,
nën sulmin mizor,
të ushtrisë së mizave…
…………………………………….
Në Egjiptin e lashtë,
ka ndodhur sa herë,
me mjaltë e torturonin njeriun e mjerë…

 

E REJA E NJË PËRRALLE TË VJETËR 

Nën një mollë me fruta, siç tregojnë të parët,
shkonte gjenerali, prapa tij ushtarët.
…………………………………………………………….
Një kokërr nga dega, ai pati marrë,
dy mori i dyti, e kështu me radhë…
……………………………………………………..
Tjetri theu degën, pa pikën e mundit,
pemën me gjithë rrënjë, e shkuli i fundit…
……………………………………………………….
Sot, në kohën tonë, ka ndërruar sipari,
pemën, me ç’ka sipër, e rrëmben i pari…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s