Kalendari poetik: Nino Pedretti (1923-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nino Pedretti

Kalendari poetik: Nino Pedretti (1923-1981)

Sot, më 13 gusht është data e lindjes për Giovanni Maria Pedretti, i njohur me emrin Nino, ka qënë poet dhe përkthyes italian nga Romanja. Studioi në universitetin e Urbinos për gjuhët e huaja, më pas emigroi në Gjermani, prej nga u kthye në vitin 1975. Përmbledhjen e parë me poezi e shkroi në dialektin romanjol të vendlindjes së tij ((Santarcangelo di Romagna) dhe pati sukses të menjëhershëm; qe një shembull se dialektet nuk duhen lënë pas dore. Vdiq para kohe, pa mbushur ende 58 vjeç. Ja një poezi e tij:

EMRAT E RRUGËVE

Të gjitha rrugët
janë të Mazzini-t, Garibaldi-t,
të Papëve janë,
të atyre që shkruajnë,
që japin urdhërat, që bëjnë luftërat.
Njëherë s’qëllon të shohësh
rrugën e dikujt që bënte kësula
rrugën e dikujt që rrinte nën një qershi
rrugën e dikujt që s’ka bërë gjë prej gjëje
dhe që shëtiste hipur mbi një pelë.
Dhe të mendosh se bota
përbëhet nga njerëz si unë
që ha rradhiqe
në dritare
dhe kënaqem, kur rri verës,
këmbëzbathur.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s