Korrupsioni!!! / Poezi nga Rita Hoxha

Poezi nga Rita Hoxha

 

Korrupsioni!!!

Në këtë shekull ku jetojmë, kohë e pakohë vazhdon 
të varrosura jashtë e brenda atdheut tim
dhe psherëtima të heshtura brenda vetes, dëgjoj
e ndër demone qiejsh
ata fluturojnë,
unë e pafuqishme, veç i shikoj.

Shkruaj për Shqipërinë që është lulja më e bukur
por venitjen e ngjyrave më dëfton,
shkruaj për qytetin tim aty në atë liman
që pë çdo ditë më rishfaqet si në ëndërr ,
shkruaj për një dëshirë që përherë më zgjon
por kurrë nuk u kthye realitet,
shkruaj për shtëpinë e ajo kthehet në gërmadhë,
shkruaj për shpresën, e s’ di ku ta gjesh,
shkruaj për Diellin e më perëndon ndër sy
shkruaj për amfitetrin e ardhur nga të largëtit shekuj
sot është kthyer në beton, e në hi,
ndërsa unë e mendoj, si më të bukurin qytet…!

Në djall shkofshin, të digjen në ferr djajtë
s’ do shkruaj më për askënd,
vjen një kohë e ajo shembet ndër këmbë
vetëm shtëpia mbetet përjetësisht ,
me dyer të hapura që nga fëmijëria,
me oborrin përpara, ku luaja shpesh
e zërin e nënës nga pavdekësia jetë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s