Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

I FSHEHE EDHE KUJTIMET

Kurrë nuk më kanë pëlqyer
Ëndrrat e të tjerëve
Unë kisha aq shumë kujtime
Sa që një ditë mbeta
Pa asnjë zhgjëndërr të mirëfilltë

Të kujtohet fletorja e shënimeve
Moj mike
Të kujtohet kur shkruanim
Njëri-tjetrit letra të kaltra
Të cilat kurrë nuk arritën në atdhe

Tani nuk më kujtohesh as ti
E as herbariumi
Kur e fshehe trëndafilin e bardhë
I fshehe edhe kujtimet
Sa që sot u shndërruan në harresë.

 

NJË PJESË E KËSAJ TOKE

Kjo amnezi po më shtrydh
E ndrydh
Nuk di më se kush jam
Si mund të jetoj njeriu
Në një gjysmë atdhe

Një pjesë e sinorëve
Shtrihet në ballin tim
Kurse pjesa tjetër
Në kraharorin e plagosur
Të vëllait bonjak

Jam njeriu me dy gjysma
Të një atdheu
Sa herë dalë përtej atyre maleve
Pjesa tjetër më mbetet
Një peng e një plagë në kujtesë

As andej përroit e as këndej lumit
Gjumi nuk më zë
Një pjesë e kësaj toke
Më mbështjellë në kraharorin e saj
Kurse pjesa tjetër më ngufat në vajë.

 

ISHA MES DY ZJARREVE

Ishte dimër
Herë hapeshin e herë mbylleshin
Dritaret e ngrira të kujtesës
Një zë prej mëndafshi
Më duket se vinte nga brendia e murit
Dyert veç ishin të mbyllura
Me gozhdët e mos durimit

Të kujtohet stina e shirave
Shurdhmemecët ëndërronin këngën
Kurse ti këndoje një arie
Të cilën e këndonin vetëm engjëjt
Të fola për të reshurat e vonshme
Që derdheshin
Si nga shtambat e urrejtjes

Isha mes dy zjarreve të akullta
Netëve të vona
Acari i kristaltë i thyente muret
E kur vinte agullima
Saçi i diellit hamshor
Mbi rrashtën time të thyer
Ziente gurin e stralltë të dhembjes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s