Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Lërmë të të dua…

Lërmë të të dua ashtu siç di unë,
ashtu thjesht, pa ojna, pa fjalë të mëdha,
pa deklarata dashurish,
të të dua me zemër, të të dua me shpirt.

Lërmë të të dua ashtu siç di unë,
ashtu thjesht çmendurisht,
të të dua me mall,
me buzëqeshje perëndish.

Lërmë të të dua ashtu siç di unë,
mes frymës së shpirtit në avuj lëngëzimi,
me ngjyrën e detit nën çikje pulëbardhash,
me shkumën e valës mes krahëzash të arta.

Sepse mëngjesi zbardhet me emrin tënd,
nata ujdiset mes ëndrrash të marra,
buzëmbrëmja qeshet me petale fjalësh,
e unë eci mes shtegut të yllit të mallit.

…sepse dashuria ime ka emrin tënd të bartur…

 

Vritmë…

Vritmë me heshtje,
ngadalë, pa fjalë,
mohomi buzëqeshjet,
vërtet më ke vrarë!

U vriska njeriu
mes heshtjes pa fjalë
u vriska pa armë,
u vriska ngadalë!

…dhe shpirti për dreq,
sa s’plaska nga mallë…

 

Mendime të grisura

U grisën mendimet
në mijëra copa të rëna përtokë,
të thyera,
të ciflosura,
të shqyera.

Pejtë e erës nuk i mbajtën dot,
rënduar ishin nga koha,nga shiu
e nuk mundën t’i mbanin,
t’i shpinin gjetiu.

Rëndon torba mbi supe,
plot e mbushur,
herë-herë zvarrë e tërheq,
por prapë rëndohet për dreq.

Në tokën e përbaltur copë u bë,
dhe grisja shtohet më keq,
qanin mendimet pa zë
e nga torba lotonin,
rridhnin një e nga një.

…nuk munda pra mendimet t’i mbledh
u grisën, u shqyen më keq…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s