Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ASHTË, ADET…

Mos m’vet
Pse huta e lahuta, janë sy n’malësi
Ashtë adet
Shqip me rrnu, nëpër mote me stuhi

N’kto male, ku bora plaket s’çel pranvera
Me lulëkuqe t’kunorës së fisnikërisë
Ballë oxhaku e vegim, kur nuk hapet dera
Pa dasmorët, të dasmës së malësisë

Mos m’vet
Pse guri lulëzon mbi borë t’plakur
Ashtë adet
Shqip t’gjallnosh, n’kullë t’përgjakur.

 

MES BETEJAVA, TË FAJTORËVE….

Gjak e lot
Ndër buzëqeshjet e jetës, ku jeton dashnia
Djall e Zot
Mbi tokën e mbrapsht, ku jep shpirt lumnia

Sytë pa bebëza i kërkojnë shikimet, nëpër pafundësi
Ku frika i frikësohet frikës, si e zeza natë prej territ
Jetët ku bëjnë lutje, për vdekje që premton përjetësi
Nëpër jerminë e shpresës, mes parajsës dhe ferrit

Gjak e lot
Mbjellë janë edhe gjinjtë e tokës sy egjër
Djall e Zot
Betejë e fajtorëve, nëpër parajsë, të egër.

 

MË DASHNI, SE JETA…

Syhanë
Terrin që e pi, me sytë e qiellit
Syzanë
Rreze drite sikur rrezet e diellit

Qëndisur u kam, n’bebëzat e syve t’besës
Ku i ruaj, lotët e gëzimit, për dasmën e fisit
N’malësi t‘Sharrit e n’bjeshkën e shpresës
Ku diell n’mes t’qiellit është bardhësi e plisit

Syhanë
Më e bukura n’hyjni, që e gjeta
Zyzanë
Më e lumja e më dashni, se jeta.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s