SPROVË : RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË KALUARËS / Nga: Arqile Gjata

SPROVË : RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË KALUARËS

 

Nga:  Arqile Gjata

Është e natyrëshme të kesh dëshirë dhe kureshtje të hedhësh mendime në thellësin e horizontit me pikësynimin e mirë të gjurmosh shtegtimin e së kaluarës.
Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të jetës, sidomos tani që dhe ëndrrat na janë ralluar ca!
Në kohën që po jetojmë, mirë është që fjalën ta përdorim sa më të fuqishëm! Ta qëmtojmë, të mos ngjajnë fjalët me njera-tjetrën, pasi nuk i lexon dhe i beson kush në se ato janë retorikë!
Kur ulemi e mendojmë për të kaluarën, ndodh shpesh që, njerëzit kërkojnë t’i vën fjalët në lëvizje, pasi e shkuara flet dhe ndryshe! Jo pse njerzit janë nostalgjik, por sepse iu dhimbset jeta që kanë jetuar. Pjesë nga e shkuara duhen rigjeneruar, të shpirtzmadhohen në trajta të atilla për të ndjer dhe vëzhguar në thellësi dhe largësi fytyrën e së shkuarës…
Thonë se e shkuara, e djeshmja, ajo që iku të ngjajnë si një natyrë e shkretë, më sakt si copëza imazhesh…! E sotmja, në të vërtetën e mundëshme të saj ka shumë fije e mekanizma që e lidhin pazgjidhmërisht me të shkuarën, në të kundërtë do krijohej një boshllëk e humnerë e madhe jetësore..deri në flijim!
Provoheni, shkëpusni një pjesëzë nga e kaluara juaj, vendose përball së tashmes dhe mjedisit ku ti jeton tani…-si do ju duket!?
Mendimi, bindja dhe ideja ime është se e shkuara ka si barierë mos qartësinë e “errësirës”(të së shkuarës) se nga vjenë e të tjera njolla e dyshime pse kanë ndodhur ato ngjarje.., që jo se jo nuk duhen marr si pengesa përgjatë rrugës për të zhvilluar të tashmen!?
Ajo, e shkuara…na ka lënë shumë Emra të mëdhenjë për të cilët flitet boll, por dhe i duam, kanë vlera dhe bëmat e tyre duhet ti kemi si model për jetën tonë.Për shëmbull unë… shkëmbej fjalë me të shkuarën kur kam dyshime për të ardhmen!. Është e vërtetë dhe duhet thënë se, dhe shumë energji nuk duhet harxhuar për gjithëçka ka jetuar dhe mbi të gjitha mos të na shëndrohet në dogmë Idili i së shkuarës!
Është e ardhmja ajo që duhet të ruaj raportet e së vërtetave politike, sociale, historike me të kaluarën pasi, në kohëra të caktuara, atëhere kur duhet, njerëzve u mungon një pjesë e vehtes. Në se këto raporte shprishen, deformohen, marin trajta të ushqyera nga çdo lloj ekstremizmi , atëhere vet shoqëria, shtresat e ndryshme do vihen përball njera-tjetrës në forma dhe mjete armiqësore. Ruajtja e raporteve e vizjonit dhe perspektivës për të ardhmen janë të kushtëzuara nga pësimet dhe sukseset e kohës së shkuar, nga zhvillimi social dhe sidomos nga FJALA e klasës politike që e drejton, jo vetëm turmën, por dhe shtresat e përgjegjëshme dhe intelektuale të Kombit! Ja disa vargje ilustrimi: -Si heshtje vjenë e nesërmja e të tjera të nesërme/do parakalojnë në rrugën e dritës, por trembem…? Vargje nga poezia ime “E sotmja..po e nesërmja?”
Nga dita në ditë po vërtetohet se dhe format dhe rymat letrare kanë një raport sa dialektik, aq dhe të prirura për gjetje dhe forma të reja, por gjithësesi pa mohuar deri në çvlerësim atë çka koha, e kaluara ka lënë si trashgimi letrarë, artistk e kulturore. Një mendim i till e ka bazën në një ligjësi…se asgjë nuk është e përkryer në jetë, në artë e letërsi. Dhe arti dhe letërsia janë “frymë”, materje e jetës dhe asgjë prej tyre nuk është e vlerësuar përjetësisht prefekte dhe për më tepër askush nuk mund të flas e të vendos se kjo rymë, apo vepër letrare është më e përsosura e kohërave! (Po citoj një sentencë)…”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar botën.”
Midis së tashmes dhe së shkuarës ekzistojnë çudira dhe enigma për të cilat..asgjëja plotësohet vazhdimisht nga diçka të tjera, ndryshimet kurdoherë janë sipërfaqsore, sidomos në fushën e letërsisë! Për ta ilustruar po huazoj një sentencë që thotë: “Bota është një mister i pashmangshëm që përsëritet!”
Së fundmi do lë një shënim nga një e vërtetë:
“unë nuk njoh shkencë më të magjishëm për fatet e njerëzimit se sa Letërsia!”, një gjë e till rrjedh nga fakti siç shkruan dhe Studjuesi Foto V Malo kur thot:
-Kumte dhe vlera shtegtojnë drejt nesh që nga agimi i shoqërisë njerzore!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s