Të jesh Kolomb në Ditën e Kolombit (Ese në një ditë feste të Amerikës) / Nga: Namik Selmani

Të jesh Kolomb në Ditën e Kolombit
Ese në një ditë feste të Amerikës

 

Nga: Namik Selmani

Një ditë e vjeshtës së dytë në ditët ngjyrëkuqe të kalendarit në Amerikë quhet ndryshe Dita e Kolombit. Një ditë që ka në thelb një njeri. Një kërkues tokash, brigjesh, që është shumë larg aventurave apo simbiozës së Robinson Kruzosë. Një ditë mirënjohjeje. Një ditë që nuk e ngre thjeshtë atë si njeri sa madhështinë e zbulimit të tij. Një ditë që së pari ka historinë e saj. Pas do i shkojë gjithmonë historia Kolombit.

Duhet të jemi Kolombë për të hapur dyer të tjerë Mirësie, të tjerë brigje mençurie.
E në Amerikë sot, në të gjithë skajet e saj për këtë festë me ngjyrë të kuqe bëjnë pushim në të gjithë zyrat , shkollat, institucionet shtetërore bëjnë. Gjen sërish lulet më të bukura për të, edhe pse është vjeshtë. Kudo ngrihen flamujt kombëtarë. Një nderim që shkon deri në Evropë. Madje është e pranuar zyrtarisht se si fillim Dita e Kolombit u caktua për nder të një bashkimi kombesh. Shumë hedhim sytë nga Monumenti i tij. I themi thjesht dhe ngazëllueshëm: “Faleminderit, Kristofor Kolombi!”
Në këtë ditë në Amerikë e kudo zgjojmë të tjerë Kolombë brenda vetes. Kolombë që ngrihen mbi atë rrjedhë sakrifice, motivimi, humanizimi, mençurie.
Në fund të fundit, është kjo Amerikë që di të vlerësojë mirësinë, përkushtimin, vizionin e së ardhmes dhe atë sakrificë që të dërgon te e dobishmja.
E në këtë rrugëtim vlerash na duhet që të themi: “THIS IS AMERIKA!”
….. Pak histori. Kristofor Kolombi \është i pari që kaloi Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vleresimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika. Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën. Më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent.
Ishte një ndihmë financiare që do të realizonte planin e tij . që do të kishte vulën e mbretit spanjoll Ferdinandi. Bashkë me mbretëreshën Izabella u pajtuan ta financojnë planin e Kolombit. Në fillim të gushtit të vitit 1492, Kolombi, me tri karavela dhe me rreth 120 marinarë, lundroi nga limani Palos. Pas dy muaj lundrimi në drejtim perëndimor, më 12 tetor të njëjtin vit, Kolumbo u bind se ka arritur në bregun perëndimor të Indisë, prandaj banorët e atjeshëm u quajtën indianë. Kur u kthye në Spanjë, u prit me nderime të larta, si lundërtari i pare, i cili e zbuloi rrugën detare për në Indi.
Në vitet e ardhshme Kolombi ndërmori edhe tre udhëtime, zbuloi ishuj të ri dhe arriti deri në brigjet e Amerikës së Mesme, megjithatë, nuk gjeti as ar, as erëza.
Kolombi vdiq në mjerim. Askush nuk u kujtua për të. Lavdia po binte për t’u ringritur më vonë me madhështinë e merituar. U harrua nga të gjithë, pa e ditur se zbuloi kontinent të ri.
Festimet e para për Ditën e Kolombit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork, në 12 tetor 1792
Presidenti Franklin Delano Roosevelt në vitin 1937 e shpalli këtë datë si ditën e Kolombit, një ditë kombëtare pushimi. Në vitin 1971, data u ndryshua për të rënë në të hënën e dytë të tetorit.
Për arsye të ndryshme, shumë vende e kanë ndryshuar emrin e ditës festive. Berkeley, Kalifornia e zëvendësoi ditën e Kolombit me Ditën e Popujve Indigjenë në vitin 1992 për të nderuar banorët e parë të ishujve ku zbarkoi Kolombi. Në vitin 1989, Dakota e Jugut nisi ta quajë këtë ditë si ditën e amerikanëve vendas. Alabama feston një kombinim të Ditës së Kolombit dhe asaj të trashëgimisë indiano-amerikane, ndërsa Havaj e quan Ditën e Zbulimit. Vende të tjera po ashtu e shënojnë Ditën e Kolombit me festime të ndryshme. Në Bahamas quhet Dita e Zbulimit, dhe Dita e Hispanikëve apo Festa Kombëtare në Spanjë
…. Kemi nevojë për Kolombë të rinj tash që kanë kaluar edhe gati 500 vite më vonë. Jo thjeshtë për të marrë një ose disa anije me vela, fuçi me verë të zgjedhur, për ditët e gjata detare mes dallgëve, mishin e tymosur, djathrat e zgjedhura. Miellin për bukën e gatuar. pijet e shumta për një udhë të panjohur që, për fat të keq, nuk u mor vesh saktësisht e ku mbaroi ai udhëtim.
Por tërë jetën jemi dhe do të jemi Kolombë. Sa të dukshëm para të tjerëve në një botë ku shumë gjëra shihen dhe jetohen qoftë edhe në të mijtën e sekondës, aq edhe anonimë në atë modesti që ende është një farë e rrallë. Një farë që po zhduket nga bota, nga ugaret e jetës, njëlloj si shalqini që shartohet me kungullin. Për të bërë një lloj bime tjetër ku bashkohet ëmbëlsia e shalqirit dhe madhësia e kungullit. Dhe kur e vë në tavolinë e ke të vështirë që të kuptosh se kush është Mbret në tryezë shalqiri apo kungulli.

……Tringëllijnë këmbanat e shumta. Bëhen buqetë lulet e kopshteve dhe të zemrave për jetëgjatësinë e veprës së Kolombit. Një jetëgjatësi që të jep mbarësia që mbjell kudo. Mbase të gjithë popujt duhet ta lenë një Ditë Kolombi, edhe pse mund të ketë qënë ai zbuluesi i hartës së tyre tokësore dhe ujore. I faunës dhe florës së tij. Edhe në se nuk është në ditët ngjyrë kuqe të kombeve të tjerë të gjithë kemi dhe do të kemi nevojë për “ “Kolombë”. Se të gjithë jemi pak Kolombë në jetë, në hapësirat e punës që bëjmë. Në hapat e jetës që jetojmë. Në atë shkronjë që hedhim në letër e në tastierë. Të mirësisë për vete dhe për të tjerë. Të jesh Kolomb është bukur, është e vështirë, por jo e pamundur.
Boston, 6 tetor 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s