MËRZITË E MIA ME AXHENDË / Poezi nga Alban F. Tufa

Poezi nga Alban F. Tufa
 
 
MËRZITË E MIA ME AXHENDË
 
Çdo mëngjes kujtoj që hesapet e mia me veten
janë si probleme diplomatike
për çështje thellësisht etike.
Ngrihen mërzitë
dhe mi rrëzojnë dëshirat.
E ndjej
të dyja janë dhe s’janë për mua.
Mundohem t’iu gjej krahasimin që dua…
Mërzitë e mia janë dhe probleme lokale
çështje kanalesh në fusha e male
të cilat i lëmë për tu zhgjidhur vitin tjetër,
Pikërisht veç mërzitë i shtyj për nesër.
Herdokur ato qesin krye ndën hije
si xhinde ne paqe
të puthin në faqe,
ta shembin butë entizuazmin
duke ndërtuar ekuipazhin
e tyre
në shpirtin tim det
që s’flet
por veten kyç
ndanë këtij globi tyç.
Mërzitë e mia i derdhen qytetit
me këmbët e mia pa skenar paraprak
dhe fill pësojnë atak
(s’e di a kardiak).
Por dreqin… kjo zgjat pak
mbrëmjes (për be) më kthehen të gjitha në shtrat.
 
Gusht 2019

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s