Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

Vajza e shiut

Eja mos u druaj, shiu jam unë
Pa çadër në duar
Nuk të dua të mbuluar
I copëzuar në pika futem thellë flokëve tē tu
Dhe shkëmbejmē aromat
Unë aromë qielli, ti aromë Ti
Trupin po derdh mbi ty
Mbyll sytë, veç ndiejmë, jam unë
Rrëshkas sa më gjatë mundem
Mbi lëkuren tënde të butë
Lëpihem nëpër gushë
Pastaj … nuk e di kush avullon
Ti apo unë
Vazhdo ec në shi, mos u largo nga unë
Gjithmonë i njëjti mall për të prekur ty
Mos nguro të bësh dashuri
Askush nuk të gjykon
Për këdo, Ti je veç një vajzë që lagesh në shi.

 

***

Kur të jesh fjetur
Dikush është duke të parë
Ai jam unë
Kur në udhëkryq je e pa sigurt
Mbërritja jam unë
Kur nevoja thërret qetësinë
Mbështetur në një sup
Aty jam unë
Kur një dorë të duhet për ty ngritur
Dhe gjendetsh sërisht në këmbë
Pësëri jam unë
Në çdo hap, bëhem hapi yt! 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s