Në telat e kitarës melankolike / Fragment nga Lela Dardha Kokona

Në telat e kitarës melankolike

 

Fragment nga Lela Dardha Kokona

Në dritën e mugët të agimit, Ani dhe Frosina ecnin rrugëve të Selanikut.Ecnin ngadalë si hije që kishin mbetur mbi dhe, pas asaj gjëme që u kishte ndodhur,me vdekjen e djalit 21 vjeçar,i cili kishte shkuar atje si emigrant me familjen prej 20 vjetësh. Ndërkaq këmbët e tyre ngrinin pluhur që shpejt binte sërish.Për çdo hap ,vështronin përpara në pritje të shfaqeshin në horizont rrezet e para të kuqërremta të diellit.Në dorë mbanin një letër me firmë e vulë, ku thuhej se duhet të shpërngulni djalin e varrosur ose do të paguani një shumë të hollash.
– Frosina duke kafshuar buzën e poshtme, detyronte veten të ecte me hapa të vogla,përndryshe nuk ishte në gjendje t’i luante këmbët .Herë pas here shpërthente në rënkesa,mes pasthirmave.Sytë e tyre të lodhur e pa jetë, të jepnin idenë se nga momenti në moment do humbisnin drejtpeshimin e do të rrëzoheshin në tokë. Fytyrat u ishin zbehur e faqet ishin thelluar në gropat e tyre.
– Të shohim ç’do na thonë këta, e kemi punën pisk.Ecnin duke i hedhur këmbët me pahir.Ja arritëm më në fund.Kjo godina e vogël do të jetë ajo ku rri ai përgjegjësi i varrezave.Frosina, pasi vuri gishtat e përkulur të dorës së djathtë te muri ku qëndronte rojtari, trokiti aq sa zuri ti dhembte dora.Ktheu kokën me të shpejtë nga Ani i cili i bëri shenjë me kokë.Dera u hap gjysëm.
– Po një minutë të lutem,- ja ktheu Frosina- Ne deshëm të pyesnim vetëm se mos di gjë se si mund të veprojmë? -Fliste dhe këpucët po i futeshin në rërë.
-Përse bëhet fjalë?- e pyeti personi përgjegjës i varrezave.Nëna zgjati letrën e dërguar me firmë e vulë ku thuhej se duhet të paguante një shumë lekësh për tokën që djali tyre i vdekur kishte zënë.
– Nuk e dimë, ju e keni dërguar këtë letër? – Pyeti Frosina e dyzuar.-Si i bëhet mor djalë? — Ne jemi të ardhur nga Shqipëria si emigrantë, prej disa vitesh këtu në Greqi. Unë kam punuar fare pak se jam e sëmurë kam bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ky, burri im, ka punuar i shkreti dhe se ishte sëmurë, gjithë ditën në lavazh .Që kur ra kriza globale dhe në Greqi, ky mbeti pa punë,jemi dhe me qera. Fati ynë i zi që na vdiq dhe ky djalë 21 vjeçar, njomëzak.E pra, si mund të na ndihmoni mor bir të mos e paguajmë këtë shumë?- iu drejtua Frosina me një zë të dridhur e mallëngjyes.E kemi paguar tokën për tre vjet, ditën e varrimit.
– Po moj zonjë, po duhet paguar tani në çdo gjashtë muaj nga 600 €. Shyqyr që s’është në vend të preferuar se do paguaje më shumë dhe sa më shumë vite kalojnë, do paguash dhe më shumë.Tani keni vetëm 600 € për të paguar.Pas 6 muajve keni prap 600 të tjera e kështu me radhë.Pastaj,nuk bëhen pagesat këtu po në bashki.
-Zonjë, më vjen keq, por ne këtu drejtohemi nga rregulla të shkruara që s’mund ti prishim. Sjemi në Shqipëri,se ndryshe të largojnë nga puna,.Ne na erdhi njoftimi andej për çvarrim, po ju prisnim juve, e kemi çvarrosur,futur në një thes.- Një drithërim tronditi tërë qënien e tyre.Si një rrokullimë orteqesh e lëmsha zjarri zhurmonin në kraharorin e tyre .- Porositni një kuti atje dhe e fusim.Ne kaq kemi për detyrë të bëjmë,- foli dikush që ishte brenda asaj godine.
– Mirë mor djalë, – foli Ani ndërsa po afrohej,- po ku t’a çojmë ne tani? Ne nesër herët do ta nisim për Shqipëri. Po do bëhen dhe dokumenta për të kaluar kufirin ,s’do kemi mundësi ti mbarojmë këto punë tak_ fak.Ja po ta fusim te ajo hapësira atje për ca orë,por kur të vini nuk do e gjeni dot këtu ,se mbyllet me çelës, mirë zonjë?Të dy u panë në sy për të rënë dakort.
– Mirë,- tha Ani, ikim të marrim flamurin shqiptarë për ta mbledhur,atë që vërviste djali në ballkon.
_ Po mirë, po u vonuam ca ,ku do ta gjejmë? – folën një zëri
– Kërkoni , diku me ndonjë hije peme apo…u përgjigj varrëmihësi.
– Si? Të vërtiten qentë ,ta shqyejnë djalin tim dhe ti hanë kockat?Frosina zuri të çirrte faqet e saj me thonj sa iu gjakosën .- Po ai është një thes që…O Zot! Jo,jo deri ketu!- folën me një dëshpërim të thellë.- U këputën të dy të shkretët, u ulën në fronin që gjindej nën një pemë.
– Jeta jonë është dehur duke pirë helmin e dhimbjes me fund.- Fliste Frosina me ngashërim, me shpirtin e coptuar dhe buzët pinin lotët e kripura.
– Ju kuptoj, jeni revoltuar nga trishtimi,po ai do jetë në arkivol, jo në thes moj zonjë! T’ju mbushim një gotë uje ? –
– Po,mbushe një gotë me lotët tona të hidhërimit ,- fliste Ani ndërsa levizte duke shtrydhur mendimet.- Mjerë ai që provon këtë fatkeqësi e aq më keq në dhe të huaj dhe i vetëm! – foli kokëulur Ani. -More djema; vetmia,dhimbja shumë shpejt e katandis njeriun normal në të çmendur,nëse fatkeqi qëllon në rrethana të tilla. Nuk doja ta çoja në shtëpi, se kemi fëmijë e tromaksen mor zotëri! Gulçonin e mërmëritnin mes brengës së vrarë duke fshirë pikat e lotit të shpirtit të zhuritur nga malli, me duart e vyshkuara që s’pushonin së dridhuri. Duhet marrë në shtëpi ,- vendosi Ani dhe kështu u bë. Kutia tashmë e vogël e mbuluar me flamurin kombëtarë shqiptarë, kolovitej gjatë rrugës si një gjethe e vyshkur e rënë në vjeshte. – Futa dy metra djal në dhe, dhe tani po e çoj përsëri në shtëpinë e tij por me një kuti të vogël që ka vetëm pluhur brenda dhe asgjë tjetër.Nuk besoj se ky është djali im, mos kanë gabuar? – Makina frenoi përpara pallatit .Zemrat e tyre rrihnin me tërbim në kraharor. Ani e mbështolli në kraharor kutinë duke përshkuar shkallët me radhë deri në shtëpi. Kam shyqyr dhe motrën time që është bërë copë për atë dhe për ne,por dhe shumë miq shqiptare që nuk i harroj sa të rroj,të cilët dhanë gjak për djalin sa herë kishte nevojë.- fliste nëna tek ngjiste shkallët mes rënkimesh.
– Sikur t’a dinte i mjeri djali ynë se erdhi sërish në shtëpi, do fluturonte nga gëzimi. A të kujtohet si thoshte kur ishte në spital? – ” Sa të shërohem,do të iki në Shqipëri të kryej detyrimin ushtarak,- foli Frosina dhe ja dha të qarit.
– Duro dhe pak, se do qash sa të ngopesh gjithë natën ! – i foli Ani.
– Më shteruan forcat, s’kam më fuqi as zë të nxjerr.- Po do ta hap të heq atë mall që më ka përvëluar për tre vite.Ndjeu shijen e ëndrrave të bukura, ëndrrën për ta parë dhe një herë të vetme djalin e saj të vetëm në derë, tek ti thërriste duke buzëqeshur: ” erdha nënë,” të ndjente përqafimin e ngrohtësinë e trupit tij në gjoksin e saj ,ti mbështeste kokën në prehër e ti ledhatonte flokët e praruara të tij ,ti merrte erë të kënaqte atë xhan të plagusur e atë shpirt të zhuritur.Ti hapte sytë e tij të shndritshëm e ti shikonte atë bebëzën e vogël të syrit që i ndriste sa herë shihte sytë e saj.
– Më the mbrëmë në ëndërr, se do të vije sonte edhe se ishe i lodhur.Do të më ndjesh se jam aty, do të vi i mbështjellë me një tis të bardhë resh i ngarkuar rëndë me ndjenja malli, por i druheshe moshës time mos më godiste keq.. Dua të të shoh të çmallur,të heq atë mall për ty.Do të të shoh o zemër zhuritur! Do të vi si një fllad pranveror i heshtur,- më the.- Një heshtje e trishtë pushtoi gjithë qenien e saj,heshtën muret,themelet. – Pa më vështro se më dridhet shpirti,- ngulmonte nëna ,dhe ngultas përkulej ti merrte pak aromë lëkurës së tij.-Më lejo të bëhem frymë e shenjtë në gjoksin tënd të futem të ndjej atë rrahje zemre ,.ngrohtësia nënës do ta gjeneroj, të tretem atje si me magji.- Herë pas here sytë i qeshnin mes një vallëzimi me lot.Fustani valëvitej nën gjoks ,zemra po fluturonte.-O Zot,çfarë magjie më ke shfaqur para syve? Mos jam në ëndërr? -Përkulej ti merrte puthjen të mbuluar nga malli.Zërin donte t’ia dëgjonte,ti thonte sa e kish marr malli, ti qeshte me shpirt, e ti thonte ato fjalë mjalti ” ti nëna ime,je më e mira në botë”! I zgjuan shpirtin kujtimet e vjetra! Edhe hëna atë natë e zhveshur meit,sikur ishte tretur nga trishtimi. Lëshonte një dritë të zbehtë në sytë e tyre të venitur.Sa shumë e kishte pritur atë ditë! A thua i shenjti Zot dëgjoi lutjet e nënës dhe nuk e zhgënjeu ?Malli për vendin të trete shpirtin,e dinte se toka huaj nuk të mban gjatë mbi vete.Dridhej teksa ledhatonte atë të voglën kuti që i ngjasonte me të voglin e saj. E puthte me zemër plagosur e buzë shkrumuar, djegur nga malli.I kërciste dhimbja me ulërimat e erës,po iknin orët e shpresës dhe të premtimit të mbajtur . Nata dëgjonte rënkimet e ofshamat e saj e të babait të gjorë që nuk po arrinte t’i thonte dot një fjalë se trishtimi e kish pushtuar dhe zemra i regëtinte si erë,ndjente ringjalljen e asaj dite të kobshme. Rënkonte prej dhimbjes, i drobitur dhe frymën e nxirte me zor ,thellë nga gjoksi i tharë.Në gjoks ju mblodh një shtëllungë e trazuar me trishtim .Orët ikën me lotët e dhimbjes trazuar. Tashmë iku- iku u bë erë e trupi tij prehet i qetë mbi trupin e tokës mëmë,në vendin e tij,nën fëshmërimën e gjetheve të shelgut,nën fllad ere shqiptare.Kapitulli fundit

Në dritën e mugët të agimit, Ani dhe Frosina ecnin rrugëve të Selanikut.Ecnin ngadalë si hije që kishin mbetur mbi dhe, pas asaj gjëme që u kishte ndodhur,me vdekjen e djalit 21 vjeçar,i cili kishte shkuar atje si emigrant me familjen prej 20 vjetësh. Ndërkaq këmbët e tyre ngrinin pluhur që shpejt binte sërish.Për çdo hap ,vështronin përpara në pritje të shfaqeshin në horizont rrezet e para të kuqërremta të diellit.Në dorë mbanin një letër me firmë e vulë, ku thuhej se duhet të shpërngulni djalin e varrosur ose do të paguani një shumë të hollash.
– Frosina duke kafshuar buzën e poshtme, detyronte veten të ecte me hapa të vogla,përndryshe nuk ishte në gjendje t’i luante këmbët .Herë pas here shpërthente në rënkesa,mes pasthirmave.Sytë e tyre të lodhur e pa jetë, të jepnin idenë se nga momenti në moment do humbisnin drejtpeshimin e do të rrëzoheshin në tokë. Fytyrat u ishin zbehur e faqet ishin thelluar në gropat e tyre.
– Të shohim ç’do na thonë këta, e kemi punën pisk.Ecnin duke i hedhur këmbët me pahir.Ja arritëm më në fund.Kjo godina e vogël do të jetë ajo ku rri ai përgjegjësi i varrezave.Frosina, pasi vuri gishtat e përkulur të dorës së djathtë te muri ku qëndronte rojtari, trokiti aq sa zuri ti dhembte dora.Ktheu kokën me të shpejtë nga Ani i cili i bëri shenjë me kokë.Dera u hap gjysëm.
– Po një minutë të lutem,- ja ktheu Frosina- Ne deshëm të pyesnim vetëm se mos di gjë se si mund të veprojmë? -Fliste dhe këpucët po i futeshin në rërë.
-Përse bëhet fjalë?- e pyeti personi përgjegjës i varrezave.Nëna zgjati letrën e dërguar me firmë e vulë ku thuhej se duhet të paguante një shumë lekësh për tokën që djali tyre i vdekur kishte zënë.
– Nuk e dimë, ju e keni dërguar këtë letër? – Pyeti Frosina e dyzuar.-Si i bëhet mor djalë? — Ne jemi të ardhur nga Shqipëria si emigrantë, prej disa vitesh këtu në Greqi. Unë kam punuar fare pak se jam e sëmurë kam bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ky, burri im, ka punuar i shkreti dhe se ishte sëmurë, gjithë ditën në lavazh .Që kur ra kriza globale dhe në Greqi, ky mbeti pa punë,jemi dhe me qera. Fati ynë i zi që na vdiq dhe ky djalë 21 vjeçar, njomëzak.E pra, si mund të na ndihmoni mor bir të mos e paguajmë këtë shumë?- iu drejtua Frosina me një zë të dridhur e mallëngjyes.E kemi paguar tokën për tre vjet, ditën e varrimit.
– Po moj zonjë, po duhet paguar tani në çdo gjashtë muaj nga 600 €. Shyqyr që s’është në vend të preferuar se do paguaje më shumë dhe sa më shumë vite kalojnë, do paguash dhe më shumë.Tani keni vetëm 600 € për të paguar.Pas 6 muajve keni prap 600 të tjera e kështu me radhë.Pastaj,nuk bëhen pagesat këtu po në bashki.
-Zonjë, më vjen keq, por ne këtu drejtohemi nga rregulla të shkruara që s’mund ti prishim. Sjemi në Shqipëri,se ndryshe të largojnë nga puna,.Ne na erdhi njoftimi andej për çvarrim, po ju prisnim juve, e kemi çvarrosur,futur në një thes.- Një drithërim tronditi tërë qënien e tyre.Si një rrokullimë orteqesh e lëmsha zjarri zhurmonin në kraharorin e tyre .- Porositni një kuti atje dhe e fusim.Ne kaq kemi për detyrë të bëjmë,- foli dikush që ishte brenda asaj godine.
– Mirë mor djalë, – foli Ani ndërsa po afrohej,- po ku t’a çojmë ne tani? Ne nesër herët do ta nisim për Shqipëri. Po do bëhen dhe dokumenta për të kaluar kufirin ,s’do kemi mundësi ti mbarojmë këto punë tak_ fak.Ja po ta fusim te ajo hapësira atje për ca orë,por kur të vini nuk do e gjeni dot këtu ,se mbyllet me çelës, mirë zonjë?Të dy u panë në sy për të rënë dakort.
– Mirë,- tha Ani, ikim të marrim flamurin shqiptarë për ta mbledhur,atë që vërviste djali në ballkon.
_ Po mirë, po u vonuam ca ,ku do ta gjejmë? – folën një zëri
– Kërkoni , diku me ndonjë hije peme apo…u përgjigj varrëmihësi.
– Si? Të vërtiten qentë ,ta shqyejnë djalin tim dhe ti hanë kockat?Frosina zuri të çirrte faqet e saj me thonj sa iu gjakosën .- Po ai është një thes që…O Zot! Jo,jo deri ketu!- folën me një dëshpërim të thellë.- U këputën të dy të shkretët, u ulën në fronin që gjindej nën një pemë.
– Jeta jonë është dehur duke pirë helmin e dhimbjes me fund.- Fliste Frosina me ngashërim, me shpirtin e coptuar dhe buzët pinin lotët e kripura.
– Ju kuptoj, jeni revoltuar nga trishtimi,po ai do jetë në arkivol, jo në thes moj zonjë! T’ju mbushim një gotë uje ? –
– Po,mbushe një gotë me lotët tona të hidhërimit ,- fliste Ani ndërsa levizte duke shtrydhur mendimet.- Mjerë ai që provon këtë fatkeqësi e aq më keq në dhe të huaj dhe i vetëm! – foli kokëulur Ani. -More djema; vetmia,dhimbja shumë shpejt e katandis njeriun normal në të çmendur,nëse fatkeqi qëllon në rrethana të tilla. Nuk doja ta çoja në shtëpi, se kemi fëmijë e tromaksen mor zotëri! Gulçonin e mërmëritnin mes brengës së vrarë duke fshirë pikat e lotit të shpirtit të zhuritur nga malli, me duart e vyshkuara që s’pushonin së dridhuri. Duhet marrë në shtëpi ,- vendosi Ani dhe kështu u bë. Kutia tashmë e vogël e mbuluar me flamurin kombëtarë shqiptarë, kolovitej gjatë rrugës si një gjethe e vyshkur e rënë në vjeshte. – Futa dy metra djal në dhe, dhe tani po e çoj përsëri në shtëpinë e tij por me një kuti të vogël që ka vetëm pluhur brenda dhe asgjë tjetër.Nuk besoj se ky është djali im, mos kanë gabuar? – Makina frenoi përpara pallatit .Zemrat e tyre rrihnin me tërbim në kraharor. Ani e mbështolli në kraharor kutinë duke përshkuar shkallët me radhë deri në shtëpi. Kam shyqyr dhe motrën time që është bërë copë për atë dhe për ne,por dhe shumë miq shqiptare që nuk i harroj sa të rroj,të cilët dhanë gjak për djalin sa herë kishte nevojë.- fliste nëna tek ngjiste shkallët mes rënkimesh.
– Sikur t’a dinte i mjeri djali ynë se erdhi sërish në shtëpi, do fluturonte nga gëzimi. A të kujtohet si thoshte kur ishte në spital? – ” Sa të shërohem,do të iki në Shqipëri të kryej detyrimin ushtarak,- foli Frosina dhe ja dha të qarit.
– Duro dhe pak, se do qash sa të ngopesh gjithë natën ! – i foli Ani.
– Më shteruan forcat, s’kam më fuqi as zë të nxjerr.- Po do ta hap të heq atë mall që më ka përvëluar për tre vite.Ndjeu shijen e ëndrrave të bukura, ëndrrën për ta parë dhe një herë të vetme djalin e saj të vetëm në derë, tek ti thërriste duke buzëqeshur: ” erdha nënë,” të ndjente përqafimin e ngrohtësinë e trupit tij në gjoksin e saj ,ti mbështeste kokën në prehër e ti ledhatonte flokët e praruara të tij ,ti merrte erë të kënaqte atë xhan të plagusur e atë shpirt të zhuritur.Ti hapte sytë e tij të shndritshëm e ti shikonte atë bebëzën e vogël të syrit që i ndriste sa herë shihte sytë e saj.
– Më the mbrëmë në ëndërr, se do të vije sonte edhe se ishe i lodhur.Do të më ndjesh se jam aty, do të vi i mbështjellë me një tis të bardhë resh i ngarkuar rëndë me ndjenja malli, por i druheshe moshës time mos më godiste keq.. Dua të të shoh të çmallur,të heq atë mall për ty.Do të të shoh o zemër zhuritur! Do të vi si një fllad pranveror i heshtur,- më the.- Një heshtje e trishtë pushtoi gjithë qenien e saj,heshtën muret,themelet. – Pa më vështro se më dridhet shpirti,- ngulmonte nëna ,dhe ngultas përkulej ti merrte pak aromë lëkurës së tij.-Më lejo të bëhem frymë e shenjtë në gjoksin tënd të futem të ndjej atë rrahje zemre ,.ngrohtësia nënës do ta gjeneroj, të tretem atje si me magji.- Herë pas here sytë i qeshnin mes një vallëzimi me lot.Fustani valëvitej nën gjoks ,zemra po fluturonte.-O Zot,çfarë magjie më ke shfaqur para syve? Mos jam në ëndërr? -Përkulej ti merrte puthjen të mbuluar nga malli.Zërin donte t’ia dëgjonte,ti thonte sa e kish marr malli, ti qeshte me shpirt, e ti thonte ato fjalë mjalti ” ti nëna ime,je më e mira në botë”! I zgjuan shpirtin kujtimet e vjetra! Edhe hëna atë natë e zhveshur meit,sikur ishte tretur nga trishtimi. Lëshonte një dritë të zbehtë në sytë e tyre të venitur.Sa shumë e kishte pritur atë ditë! A thua i shenjti Zot dëgjoi lutjet e nënës dhe nuk e zhgënjeu ?Malli për vendin të trete shpirtin,e dinte se toka huaj nuk të mban gjatë mbi vete.Dridhej teksa ledhatonte atë të voglën kuti që i ngjasonte me të voglin e saj. E puthte me zemër plagosur e buzë shkrumuar, djegur nga malli.I kërciste dhimbja me ulërimat e erës,po iknin orët e shpresës dhe të premtimit të mbajtur . Nata dëgjonte rënkimet e ofshamat e saj e të babait të gjorë që nuk po arrinte t’i thonte dot një fjalë se trishtimi e kish pushtuar dhe zemra i regëtinte si erë,ndjente ringjalljen e asaj dite të kobshme. Rënkonte prej dhimbjes, i drobitur dhe frymën e nxirte me zor ,thellë nga gjoksi i tharë.Në gjoks ju mblodh një shtëllungë e trazuar me trishtim .Orët ikën me lotët e dhimbjes trazuar. Tashmë iku- iku u bë erë e trupi tij prehet i qetë mbi trupin e tokës mëmë,në vendin e tij,nën fëshmërimën e gjetheve të shelgut,nën fllad ere shqiptare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s