NUK DUA TË JEM I QARTË / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
NUK DUA TË JEM I QARTË
 
Jam, por nuk dua të jem i qartë.
Shpesh bëj pyetje të mëdha, për mizerje të vogla .
“Ç’ gjuhë flasin vorrezat ?”
Regëtima e thellë, gati në psherëtimë ,
tjetër nuk është, veçse …
refren ogurzi për brezat .
 
Nuk ka fund habia ime, për heshtjen hyjnore !
Rron tek unë edhe binjaku hidhnak,
që turbullon gjuhën time
dhe provokon sy të ndezur në qiell : – Zot ,
kë do më shumë ? Më thuaj ; shpirtin që dashuron ?
Pra mjeranin si unë!
 
E çuditshme,
sepse në çastin e një shkrepëtime,
midis mermereve të ftohtë në lëndinë,
shikoj fytyrën tënde përballë me lëngun e jetës
dhe zotit i dërgoj pëshpërima anonime brenda Ferrit, .
Por Hyu më klith :- Poet të dy e dimë…
se fiton zemrën tjetër,
kush e adhuron larg qimiterit .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s