Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime “Fustani mbi liqen” të auoters Delina Kreka

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime “Fustani mbi liqen” të auoters  Delina Kreka

Autore: Delina Kreka
Titull : Fustani mbi liqen
Redaktor: Agim Demiri

Kopertina: Anonim

ISBN: 978-9928-269-48-1
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5X20.5 cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2019

PARATHËNIE

Pas dy librave të suksesshëm me poezi, poetja dhe tregimtarja Delina Kreka, vjen me librin e saj te pare me tregime, dhe na tregon se tregimi nuk eshte sprove, në të cilën duhet parakaluar krijuesi i saj. Delina ka hyrë në artin e të shkruarit, por ngacmim i përhershëm emocional, që i përvidhet pagjumësisë,si frymëzim me tis kristalor, që të mbërthen në magjepsje dhe harmoni shihet dhe të mrekullon pasi ajo nuk bëhet viktimë e tregimtarës monotone. Ja vlen të theksohet se ajo nuk e përsërit vetveten në asnje tregim. Libri me tregime “Fustani mbi liqen “ është rizgjim i sensorëve të jetës, përmes diskursit liriko-metaforik. Në libër, lexojmë tregime që enden mbi imagjinatën, përsiatjen dhe përjetimin e rrjedhave të jetës, duke i shmangur tabutë dhe hijet e realitetit, të athët nganjëherë. Shpesh nevojitet kërkimi, njohja e rinjohja… Merita e shkrimtarës Delina Kreka është se ajo vazhdimisht në të gjitha tregimet ka një ekulibër të mrekullueshem, teksa të shkuarën e vë të peshojë me të sotmën. Për të ardhmën duhet të bëhesh narrator që di të shpalosësh kulturën shpirtërore. Pastaj, aty diku, në ndonjë cep të kujtimeve të rreh era që valëvitet mbi moshën, për të parë nëse vërtet ke karakter sfidash, ndërsa ti padyshim duhet t’i ofrosh magjepsjen prej gruaje, që do t’i ngjitesh si “zift” alkimisë për vetë njohjen e botës.Mrekullisht bukur, autorja ia ka arritur qellimit. Delina Kreka- një poete dhe shkrimtare e re, e talentuar, gjithsesi, krijon natyrshëm, ashtu sikurse vetë ndjenja, sublimuar çiltër dhe bukur në shpirtin e saj. Ajo shkruan, me ndjesinë prej femre, meqë e karakterizon butësia dhe natyra e urtë prej ku fjala buron me masë. Për të është e rëndësishme, që ta kërkosh, ta ndiesh dhe ta krijosh të bukurën. Tregimi, ashtu si dhe tregimtarja, nuk njohin moshë, por kulmojnë si refleks botëkuptimor e estetik. Në librin me tregime “Fustani mbi liqen” lexuesi pa lodhje do të gjejë shpirtin e tregimtares, që kërkon vend për të shprehur vetën, në formën e duhur, nga ëndrra drejt jetës, për të mos pohuar kurrë: “Jeta më lodhi përmes ëndrrash”. Autorja nga Korça, e martuar dhe nëna e dy vajzave të vogla e ka rritur nivelin e saj artistik.

Delina Kreka

Mesazhet e mrekullueshme të librit në fjalë janë parasëgjithash frymë jete, është ëndërr, që do t’i besoje si lexues, familjar ,adoleshent, i rritur apo i vetmuar. Dihet, që në të gjitha udhët e jetës kryqëzohet dashuria. Dhe, kur ajo troket në portën e zemrës, tik-taket e saj kthehen në të therura, qe normalisht nuk duhet të të lëndojnë. Ndonëse, dashurisë, nganjëherë as fytyrën nuk ia sheh mjaftueshëm, as sytë, që të japin dritë, as buzët nuk ia shijon sa deshe, as dorën nuk ia shtrëngon sa duhet, dhe prapë, kur sytë të përloten, thua: “Në bebëzat e mia, vizatohesh ti dhe vetëm ti. Pra, sado që të mundohesh, të tilla ndjesi të fshish nga kujtesa e ke të pamundur, sepse më parë duhet të fshish ëndrrat.Te gjitha tregimet kane gjetje të veçanta dhe mbahen mend gjate. Tregimi “Posta qiellore”, apo “Fustani mbi liqen”, që ka marrë krejt titullin libri, të mahnisin me përshkrime dhe ndjenja, e derdhur në rreshtat e tregimeve si valët e detit të freskon shpirtin. Ajo me mjeshteri din te pershkruje te mirën dhe të keqën, harenë dhe pikëllimin, duke mos të futur në kurthin e pesimizmit. Librin ne fjale e lexova me nje fryme dhe nuk mund te rri pa futur ne parathenie nje fragment nga tregimi “Posta qiellore”
“Të jesh vetëm të ndihesh dy… edhe fillonte e endëte mallin ndër gërma teksa shihte perden që merrte frymë në orët e pasditeve. Perdja dukej sikur merrte frymë thellë, tendosej e shtendosej përnjimend. Në turma fshihej për të fshehur lotët e mallin.Dëneste mbremjeve vonë ku nje copë qiell i bënte shoqëri në galaktika ku vareshin për të ngushëlluar shpirtrat që gënjenin veten. Strukej midis zhaurimave. Kishte gënjyer shumë herë, sepse vetëm kështu mbetej e pastër.Duhet të jemi të”pandershëm” që të mbetemi të ndershëm. Në fakt ne me veten tonë me UNIN tonë tregohemi të pa drejtë. Gënjejmë veten tonë pa mëshirë, e kurrë nuk i kërkojmë falje. Nuk e marrim mundimin asnjëherë dhe nuk e ndreqim kurrë këtë gabim. Kujt ia hedhim fajin? Vetes tonë, vetëdijes apo nënvetëdijes? Që mendoi ndryshe, ndjeu ndryshe kur kërkoi ta kapte atë dritë si tingull që të hyn në sy e kurdis zemrën me një zë apo hap. Ndoshta bëjmë gabim që gënjejmë vetveten, E gënjeva symbyllur, në orë e kohë të ndryshme.
E di? Gjysmë-gabimet janë të bukura, si urrej. Të bëjnë të qeshësh kur ndodhesh vetëm, në çaste të tjera ndjen se në vesh ka rrjedhur loti në orën e vonë kur yjet përgjojnë ndërsa dënes, edhe ora duket sikur të thotë- je në kohë, je në kohë, nuk je vonë.
Pamundesitë enden në kohë, hapësirave ndonjëhere të vijnë si ndëshkim dhe herë -herë si ngushëllim… kjo varet se si ne e shohim. Ndonjëhere vijnë në kohë të këqia të shpirtit. E zbusin shpirtin, e përkëdhelin, sa herë ai gulçon nga e përditshmja. Frymëmarrja e thellë ngjan si flamur që valëvitet në qenien e çdo kujt, ngjan si betejë e fituar ashpër në luftën me unin. Kur jemi në rrugë të drejta apo të gabuara, varet se ku na dërgon vetëdija, e ajo palë ngre flamurin e fitores që valëvitet në qënien e çdo kujt që dikur gënjeu veten e dashurinë, pandershmërisht për të mbetur i ” ndershëm”!

Gjyste Dajani, poete nga Zadrima e Lezhës

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s