Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Psikologjia e vdekjes” të autorit Ded Nikoll Luca

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Psikologjia e vdekjes” të autorit Ded Nikoll Luca

Autori : DENILUJA
Titulli: Psikologjia e vdekjes

Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-269-42-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Psikologjia e vdekjes / Denilu.
Tiranë : Ada, 2019
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-42-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHËNIA

Krijimtaria për nipin tim Ded, është mjaft e duruar që e pranojnë shpirtrat e fuqishëm prometheik të cilët nga zemrat e tyre nxjerrin zjarr nga zjarri, dritë dhe nga drita, nxjerrin përjetësi. Pra arti poetik në kuptimin e plotë të fjalës është cilësi, vlerë dhe dhuratë natyrore e shpirtërore. Deda i Vuklit, pra Deniluja ose Ded Nikoll Luca, ky nip i mrekullueshëm, para poezisë, melodisë dhe pikturës, gjendet ballë për ballë me fshetësitë e quajtura cilësi, vlerë, me kuptime e pamje metafizike të fjalës; sepse kjo pamje, ky komunikim bëhet njohuri mbi botën e brendshme shpirtërore, sikurse shkenca që ka njohuri mbi natyrën fizike të jashtme.
Deden e kam nip dhe shok, është djali i vëllaut tim Nikoll Luca . Definicioni i artit dhe i bukurisë artistike për nipin Ded është ligj shpirtëror e hyjnor i cili përcaktohet nga frymëzimi që i dedikohet lumturise së vërtetë njerëzore.”…Prandaj misioni i artit është të na japë kënaqësi estetike që qëndron përmbi të gjitha mizerjet e jetës. Lexojme një poezi, shikojmë një pikturë, dëgjojmë nje sinfoni dhe kënaqemi! Jeta na ëmbëlsohet, na bëhet e dashur, e bukur…
Kjo kënaqje e poetëve nuk krijohet me anë të qasjes së intelektit,, analizës, vëzhgimit, eksperimentit dhe përvojës së
jashtme që është një shumë e sendeve të dukura me sy të rëndomtë, por tjetër lloj, është kredhje në brendi të poetëve, në skutat dhe fshehtësitë më të thella shpirtërore. Këto fshehtësi intuitive, imagjinative poetike behen nëpërmjet shqisave shpirtërore siç janë: shqetësimet, përjetimet, dashuritë, vuajtjet dhe aspak s’kanë të bëjnë me njohjen racionale.
Krijimet poetike të poeteve te lindur janë përplot me shenja dhe simbole që i vërejnë vetëm poetët mistik, sepse këto me kënaqësi të madhe flasin për bimë, kafshë, shpezë, yje, qiej, njeri, shpirt, fe, Zot dhe dukuri të ndryshme të cilët i detyrojnë të bëjnë rite dhe vallëzime magjike e mistike.
Në themel të krijimtarise se nipit tim Ded Luca qëndron uniteti i stërlashtë, sepse dramat poetike dhe tragjeditë e vogla
për nga origjina janë bashkë me krijimin e njeriut të parë. Origjina e valleve dhe pikturave poetike, e ritualeve metrike e ritmike, e yjeve kozmike fetare, na duken se janë të lashta më shumë se vet njeriu. Kete gjë Deda e din mirë pasi kemi bideduar shpesh për këto.
Dashuria tek nipi Ded konsiderohet si një qenie reale e përqëndruar në epiqendrën e fizikes reales dhe metafizikës, ideales.
Për Poetin dhe shkrimtarin Ded dashuria është thelbi kryesor i botës fizike trupore dhe botës metafizike shpirtërore. Para se të themi se ekziston dashuria, ne duhet të kemi parasysh konceptin e dashurisë.

Ded Nikoll Luca
Dihet se është koncept bazë, dhe tek ai ekziston që prej Zotit e më poshtë, por jo si koncept racional, sepse ai mund të kapet edhe me syrin e përbashkët të arsyes dhe zemrës. Këta sy qe kemi ekzistencën e dashurisë e shohin si të vërtetë të pamohueshme. Pothuajse në dhjetra librat e botuar nga nipi im Ded
dashurinë dhe bukurinë e zbulon me anë të intuitës, në botën e shqisave dhe prej kësaj ngrihet në botën shpirtërore, ose prej botës fizike në botën e ideve apo shqisave shpirtërore.
Atëherë është e arsyeshme që ky potencial do të kthehet në pozicionin prej ku ka ardhur. Dashuria është trajtë shpirtërore, në të cilën poeti si qenie shpirtërore, ndjek rrugën e njohjes së bukurisë, dhe nëpërmjet kësaj, përpiqet të kapërcejë kufijtë e bukurisë fizike, dhe të ngrihet në piedestalin e ngritjes shpirtërore.
Poezia dhe proza për Ded Nikoll Lucen llogaritet si brumë ku gjendet Zoti, ku gatohet bukuria e kulturës shqiptare, e artit, meditimit dhe dashurisë për familjen.

Ndue Luca, xhaxhai i autorit

Shënim: Xhaxhai i autorit ka ndërruar jetë para dy maujsh

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s