Vilheme Vrana HAXHIRAJ nën vazhdën e femrave të shquara të qytezës shumëshekullore “ Kaninë” / Nga: Natasha Limaj

Vilheme Vrana HAXHIRAJ nën vazhdën e femrave të shquara të qytezës shumëshekullore “ Kaninë”
 
Të flasësh për arealin kaninjotë dihet që është i përmendur për lashtësi, fisnikëri , mençuri, trimëri, besnikëri , bujari e shumë virtyte të tjera njerëzore . Qyteza e Kaninës ndër shekuj është dalluar për figura të shquara që kanë qënë busull orientimi jo vetëm për Kaninën por për gjithë kombin.Por në këtë shkrim do të përmendja figurat e shquara femërore ku edhe Mjeshtria e Madhe e Penës Vilhelme Vrana Haxhiraj renditet me dinjitet.
Truolli kaninjot ishte djepi, ku përzihet lashtësia e lavdishme e qytetit të Kaninës me besnikërinë e dhemshurinë e princeshës Rugjina Balsha, e cila luftoi me trimëri kundër osmanëve dhe u mbulua me dheun shpirtëror të Himarës në ujëdhesën e Korfuzit, ku prehet me dëshirën në palcë të kthehet në gjirin e dheut amë Kaninë.
Në këtë djep arbëror lindi, u përkund dhe u mëkua me zgjuarësi e qëndrueshmëri të palëkundur Donika Arianit Kastrioti, princesha , dhe më vonë mbretëreshë e Shqipërisë, eshtrat e së cilës ende prehen në Valencie të Spanjës.
Po këtu u lind, u rrit Shenjtorja e Arbërisë ose më saktë e Kaninës, Angjelina Aranit Komneni vajza e gjashtë e Gjergj Aranitit të madhërishëm dhe e princeshës, Maria Muzaka.
Gjak kanine kishte edhe Nermin Vlora Falaski gjuhëtarja e cila na ka lënë një pasuri të çmuar studimore në drejtim të lashtësis së shqipes. Teza e saj mbi origjinën e shqipes , se e shenjta rrjedh nga pellazgjishtja bind gjithë nivelet akademike botërore dhe ben te pakundershtueshem faktin per egzistencen parahelene te shqiptareve si pasardhes direkt të iliro-pellazgëve .
Nën vazhdën e këtyre figurave femërore të skalitura në memorjen botërore të dala nga qyteza shumëshekullore kaninjote vazhdon edhe Vilhelme Vrana Haxhiraj e cila mbrujtur me një inteligjencë të lindur reflektoi aftësi kreative në artin e të shkruarit , gjë që tregon pikën kulmore të inteligjencës njerëzore
vërtetuar këtë individualitet me 47 veprat e saj brenda 20 vjetëve
.E lindur, rritur , arsimuar, qysh në hershmëri në trojet kaninjote u bashkangjitet me dinjitet simotrave Donikë, Rugjinë, Angjelinë edhe Nermin Vlora Falaski. Vilhelme Vrana Haxhiraj u lind në qytezën e Kaninës më 08 / 12 / 1944, pinjolle e familjes së Princit Gjergj Arianiti. Është bijë e njërës prej pesë familjeve më të vjetra dhe themeluese të Kaninës, me të cilat nisi jeta në këtë qytezë magjike dhe të plotpushtetshme si në tokë dhe në det. Duke qënë një nga shënjestrat e sistemit absurd të komunizmit që kaloi Shqipëria, arsimimi i saj kaloi neper etapa “sizifiane”. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi,gjë të cilin e përjetoi shumë keq. Nën vazhdën e persekutimeve, babai dhe xhaxhai i saj humbasin lirinë për vite me radhë, kurse Vilhelmes iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit.
Me shumë peripeci dhe flakadanin në shpirt për arsimim, në 1970-1975 ëndërra ju realizua, duke rifituar të drejtën e studimeve në degën Histori-Gjeografi. Gëzim dhe shkëlqim i madh ,por ç’e do, “ gëzim e shkëlqim i rremë” pasi ju dha e drejta për diplomim, por pa të drejtë të ushtrimit të profesionit. Absurditet , njësojë si t’i thuash kursantit , merre patenten, por makinë nuk duhet të kesh !..Megjithatë durimi dhe vullneti i hekurt që reflektonte shkrimtarja jonë i dha frytet e veta.
Edhe, pse punoi 25 vjet punëtore ajo, duke e thadruar dëshirën , për të qënë një mësimdhënëse shembëllore e arriti nga vitet 1990 , kur ndodhën ndryshimet e mëdha në Shqipërinë tonë të shumëvuajtur. Vilhelmja bëhet një mësuese dhe drejtuese arsimi me standarte bashkëkohore, madje e vlerësuar nga instancat arsimore të kohës. Punoi deri në vitin 1997 me përkushtim në përgatitjen e brezit të ri. Më pas ajo u mor me detyra shoqërore për demokratizimin e vendit duke mbajtur pozicione kyçe në organizatat për emancipimin e femrës shqiptare .Ishte një nga femrat e para që luftoi me indinjatë të thellë kundër diktaturës dhe për të drejtat dhe liritë e gruas. Ka qënë Themeluese dhe kryetare e L. D. të Gruas-dega Vlorë.
Gjithë kjo jetë aktive , stimuloi tek Vivra ngjizjen e artit të të shkruarit, të cilin ajo e kish ndrydhur brenda shpirtit për gjysmë shekulli, realizoi një ëndërr të mbyllur në sirtar. Llava krijuese shpërtheu, duke bërë që Shkrimtarja jonë t’i bieri kryq e tërthor habitatit letrar duke shkelur me penën e saj të artë shumë dimensionale në të gjitha gjinitë letrare të cilat i rendisim, si më poshtë:
 
· Poezi
· Prozë e shkurtër
· Tregime
· Novela
· Skica
· Studime
· Ese
· Publicistikë
· Letërsi për fëmijë
· Përralla
· Fabula
· Gjëegjëza
· Romane
 
Pra siç shohim dhe nga renditja e gjinive Vivra ka cekur gjithë arsenalin e zhanëreve letrare.Mjaftë mirë e ka përcaktuar Akademik, Prof. Dr. Eshref Ymeri : “ Universi i fjalës artistike të Znj. Vrana operon me tërë regjistrat e gjuhës shqipe”. Akoma më bindës për vlerat e saj, Prof. Dr. Fatmir Tereziu “ Mjeshtër i Madh “, i cili shprehet:“Znj. Vilhelme është një shkrimtare euridite, studiuese dhe publiciste që renditet mes emrave të shquar të letërsisë kombëtare.”
Krijimtaria e saj përfshihet në 24 antologji, si brenda dhe jashtë vendit,është vlerësuar me 24 çmime kombëtare e ndërkombëtare , mban titullin “Mjeshtre e Madhe e Penës “ nga Presidenti i Republikës. Ju dha titulli “ Akademike, ‘më 30 tetor 2018 pranohet Anëtare e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve , me seli në New York, me të drejta të plota . Së fundmi dhe që më bëri të shkruaj për Z. Vilhelme apo Vrana në emrin artistik të saj është botimi voluminoz, studioz me titull “ Elitat e Mohuara…Krenari Kombëtare”
Ndër vite kisha lexuar nga shkrimtarja letersi artistike, poezi, publicistikë, fabula, përralla, romane dhe shumë zhanëre të tjerë , por letërsi studimore jo. Sa më ra në dorë ky botim e para më befasoi nga pamja e tij voluminoze dhe duke ecur me parimin e kokave të mëdha të njerëzimit , se “ sasia bën cilësi “ kureshtja më shtyu të zhytem me ëndje në lexim. Por shoh , se veç formës edhe brendia e tij ishte me goxha vlerë artistike , shkencore , historike . Shkrimtarja duke lëvruar mirë letërsinë artistike kish ndërkallur shumë natyrshëm materialin shkencor historik mbi figurat kombëtere me stilin letrar. Mbarështrimi i fakteve shkencore historike nëpërmjet stilit letrar artistik është gjëja më e arrirë e një krijuesi në një vepër studimore.
Vetëm kështu vepra bëhet më e dashur dhe e absorbueshme nga çdo lloj lexuesi. E këtë gjë e ka arritur në mënyrë të shkëlqyer “ Mjeshtria e Madhe e Penës “Vivra . Në “ Elitat e mohuara “ Ajo ka sjellë me vërtetësi vlerat intelektuale atdhedashëse patriotike, njerëzore edhe peripecitë e monstruozitetet që këto figura kanë kaluar në luftën për mbrojtjen e trojeve dhe identitetit kombëtarë. të 89 figurave të shquara të kombit tonë.Ndër faqet e librit dallohet qartë realiteti ulëritës të cilin dashakeqësit e kombit, por edhe të vlerave e kanë injoruar Brendis së librit rresht pas rreshti ndjen shqetësimin e nmadh të autores , për lënien në hije të këtyre figurave të shquara dhe dëshirën e zjarrtë të saj , për të çarë koracën e harresës me vetëdije të mediokërve shpirtzinj dhe renditur në panteonin e vlerave të çmuara kombëtare .
Ajo lëshon thirrje dhe tërheq vëmëndje që kjo pasuri kombëtare duhet ndriçuar e të jetë ushqim për ardhmërinë . Këtë gjë bën Vilhelmja me penën e saj të .artë Nëpërmjet 89 figurave renditur në libër autorja pothuaj na sjell para syve historinë e Shqipërisë dhe me të drejtë mund të themi , se ky libër është enciklopedia e elitës shqiptare. Vepra duke qënë sa artistike aq dhe faktologjike historike studimore në përfundim të leximit ndjen se këto figura janë ringjallur , pra jam e bindur se” Elitat e Mohuara “ është një vepër që të ndjell për ri dhe trilexim. Vlera e saj është e padiskutueshme, ndaj çdo familje duhet ta bëjë pronë të bibliotekës familjare. Janë të rralla enciklopeditë studimore në të cilat të gjesh kaq material faktik pa u futur në studime të thella .
Me të drejtë themi se enciklopedia studimore “ Elitat e Mohuara…Krenari Kombëtare “ është vlerë e çmuar kombëtare bashkë me “ Mjeshtren e Madhe të Penës “ Z. Vilhelme Vrana Haxhiraj së cilës për këtë punë voluminoze i është dashur shumë mund e djersë. Përgatitja me përkushtim e kësaj enciklopedie tregon qartë jo vetëm formimin e Z. Vilhelme në drejtim të artit dhe shkencave Historike , por edhe se në dejet e saj gëlon atdhedashuria , patriotizmi dhe krenaria që është qelizë Shqipërie
Së fundmi Shkrimtares nga Kanina i urojmë jetë , shëndet dhe penë të artë!…
 
 
Nga: Natasha Limaj ( Fejzaj ) 16 / 8 / 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s