Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

SHTEGËTON KUJTIMI IM…!!!

Shtegëton kujtimi me vite rrugës sonë
Ti ndjen hapin që t’përvidhet pas shpine
Prushëron shpirti im në këto net lehonë
Dhe ndjek këngën tënde atë zë gardaline

Porsi fllad ostrie puthjen të lash në buzë
Flokun derdhur qafës lehtë ta ledhatova
Ngadalësove hapin me elegancë o muzë
Kohën që iku pa ty, sot keq e mallkova…

Kur hapëron rudinës hapin ngadalëso
Buzëqesh ëmbël dhe ul t’bukurën qepallë
Rikthe kujtesën… por veten mos qorto!
Ç’ma ndrite shpirtin me ato t’ëmbëla fjalë

Ç’na ikën do vite sikur s’u deshtëm kurrë
Eja, t’pres buzë lumit etjen për t’ma shua
Më përvëloi shikimi yt dhe balli plot nur
T’pres në rrugëkryq, të të them sa të dua

Ma shtri dorën e bardhë atë dorë pajtimi
Eja të shërojmë plagën që dhimbje pikon
Eja se s’shuhet lehtë për ty mallëngjymi
Mos harro…! Për ty malli syrin ma verbon

Ti diku buzë detit apo në t’cemtin përrua
Sot shuan vapën në këto ditë mesgushti
Unë s’gjej fjalë të të them se sa fort të …:
T’dua si rrushi gushtin, si vjeshta mushtin.

 

PARAJSËN TONË VERBËRISHT E RUAJ…

Të prita nga e shtuna deri në të premte
Të prita me ditë deri në orë të vona
Ti nuk e di ku humbe nuk e di ku trete
S‘më thua ku tretën sot buzëqeshjet tona

Sa shpejt gazin tënd e përpiu harresa
Ndaj ti s’e shkruan të paktën një fjalë
Eh, malli i yt shpejt u tret si vesa
Të kërkoj në lum ti zhdukesh si njalë

Dëshpërimin idhnak e skërmis me dhëmbë
Vjen dallgë e tërbuar e s’e shuan zjarrin
Ti mbi gëzmet tona sot shkel me dy këmbë
Pse zemër, pse lidh aleancë me djallin

Sot nga heshtja yte nis shtohet pikëllimi
Porsi grykë vullkani m’buçet kraharori
Unë shpresëpashuar rri e pres gëzimin
Mos m’i digj shpresat si flakë meteori

Mbeta i tulatur tani rri e vuaj
Unë shpirtpërvëluar me zemër të ngrirë
Parajsën tonë të vogël verbërisht e ruaj
S’do lejoj kurrë të shndërrohet n’shkretirë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s