Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Lutem të dehesh
 
Lutem të dehesh
që të thyesh
ligjet heretike
blasfemitë,
që të prishësh paktet
e bëra me veten,
kur nise të shkruaje
rezume mbi heshtje.
Oh, lutem të dehesh
sa lutem,
festave të pijes
të thyhesh heshtjen
dhe do ndërtojme kult të ri
për të gjitha ditët,
për të gjitha netët.
Sa lutem,
sa lutem të dehesh
që të të shoh si je
pas kristaleve të qelqtë…
 
 
 
Reflekse të koralta
 
… dhe drita më duket e re
e ricikluar ndër hone diellore…
me gishta të tejzgjatur
deri te buzët e tua,
deri tek sytë e tu…
Reflekse të koralta
bëhen kurora mbi ne
në distancat
hilarike të fatit..
 
 
 
***
 
Po të kërkoj të vish
dhe pse mbi ura delikate
ajri,
të shembësh
profecitë.
Takohemi
në stacionin tonë
kozmik
duke dëgjuar Dido,
ndërsa anija jonë
le të rrijë ca kohë në Mir.
Pastaj bëhemi
ndërplanetarë….
dear…!
 
 
 
Duke shpëtuar perënditë
 
Si fallxhore e Portobelos
hëna lexon sonte
vijat e mallit,
dhimbjes si ndëshkim…,
në zgavra të shqyera,
si shpella kineze
krijon fenere
tej malllit tim.
Dhe gënjej veten,
eklipset e dëshirës;
të kuq,
të trëndafiltë…
Brenda rrethit të plotë
duart ti prek
duke shpëtuar
perënditë…
Hëna lexon mesnatat
dhe së fundmi mëngjeset
mistike…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s