Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
POETËT
 
Kur s’ ke ç’ të bËsh m me natën,
ec, pra, fli,
ma ler mua mbi shpinë ta marr,
të ndez një flakëz në qiri
e nëpër qiej të hap një ugar,
me farë të zgjedhur yjesh
ta mbjell gjithë Kashtën e Kumtrit.
Poetët s’ i kupton dot pa natën,
në errësirë bëjnë dritë për të lumturit.
 
 
 
NUK ËSHTË E THJESHTË TË KALOSH PRANË SKËNDERBEUT
 
Kaloj pranë Skënderbeut në Tiranë,
vështrimi i tij më hap para një pus,
më bëhet se dëgjoj zerin e tij kambanë:
hiqu pak më tej, more domus!
 
Me Hamzane shëmbëllen, po hiqu pak më tej,
hiqu sa pa vënë dorën mbi shpatë!
Në pushtet ju sollët maskarenj,
gjakun e shqiponjën ku m’i latë?!
 
Qenki bërë ortakë me Sulltanin,
me sulltanin që luftova plot një jetë,
Arbërisë së ndirtur si ia nxorrët namin,
nderoni një zuskë fshehur nën ferexhetë?
 
Nuk ia preva fjalën, jo nga frika,
dhe pse jeta po më dukej një thërrime dheu.
Më fliste vetë gjaku, vetë drita…
nuk është e thjeshtë të kalosh pranë Skënderbeut.
 
 
 
***
 
E pashë një të mjerë mbi të mjerë
kërrusur mbi shkopin e ngrënë tek shkonte
Dhe bënte dallim ndër të tjerë:
Nuk dinte të qante, por këndonte.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s