Sa mall, sa dashuri… / Poezi nga Blerina Pëllumbi

Poezi nga Blerina Pëllumbi

 

Sa mall, sa dashuri…

Humbas në ata sy të jeshiltë, që gjithë botën ruajnë brënda
ndiej lotët e nxehtë, si një vullkan galatikash,
tek digjen heshtaz, pa fjalë
mbi ujvara shpirti mbushur plot ëndrra.

Sa mall, sa dashuri që ndiej edhe pse mbi krahë të mbaj
janë vitet mbi rrudhat e tua mbehtur,
që më rrëmbejnë në heshtje fëmijërinë të mbytur në vaj.

Ti dridhesh lehtë mbi supin tim, si një gjethe vjeshte përhumbur
Unë kujtoj përkëdheljet e tua mëngjeseve,
me agimet e bardha mbushur plot vesë,
ku unë zgjohesha si një lule pranvere e ti më mburrje si të isha princeshë.

Sot sytë e tu janë veshur me një vello të bardhë
e mbi krahët e mia ti mbështetesh lehtë në heshtje, pa fjalë
Sa mall, sa dashuri, sa mallëngjim
Nëna ime sot ti ngjan me një pulëbardhë mbi oqeanin e dashurisë mbushur mall.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s